Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi e miratoi ligjin për abort

Kuvendi e miratoi ligjin për abort

10 qershor-“I respektojmë organizatat joqeveritare në luftën për qëndrimet e tyre. Kjo është e drejtë themelore demokratike e tyre. Edhe si njeri edhe si jurist nuk mund ta kundërshtoj, as që dua të mendoj se dikush duhet ta kundërshtojë që të parashtrohet kërkesë deri te Gjykata Kushtetuese që ajo të vendos nëse ligji i caktuar është kushtetues apo jo”, deklaroi Todorov.

Kuvendi pasdite e miratoi me procedurë të shkurtuar Ligjin për ndërperje të shtatzënisë. Opozita nuk mori pjesë në debatin dhe në votimin dhe ligji kaloi me një votë kundër nga deputeti i Partisë Liberale, Ivon Veliçkovski.

Ai në diskutimin e tij tha se me masat administrative po zhvillohet politikë populiste dhe se me këtë rast manipolohet me ndjenjat religjioze të popullatës, pasi po involvohen edhe bashkësitë fetare.

“Ky ligj nuk do të thotë se do ta largoni abortin, por stimuloni që ai të bëhet nëpër bodrume dhe jashtë vendit”, tha mes tjerash Veliçkovski.

Atij i replikoi ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili i tha se po krijon problem fiktiv dhe me të gjitha forcat po mbrohet që ai të mos ndodh. Ai theksoi se Ligji është në funksion të mbrojtjes së shëndetit të gruas.

Kuvendi i RM-së votoi edhe tre ligje me procedurë të shkurtuar – Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndëtësore, Ligjit prë tokë bujqësore dhe Ligjit për shitje të tokës bujqësore në pronë shtetërore.
Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov sot deklaroi se është e drejtë demokratike e organizatave joqeveritare që ata të parashtrojnë kërkesë për vlerësim e kushtetushmërisë të Propozim-ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë, i cili sot u miratua nga ana e Kuvendit.

Organizatat joqeveritare, të cilat sot protestuan para Kuvendit paralajmëruan se për ligjin do të dorëzojnë parashtresë deri te presidenti Gjorge Ivanov, si dhe kërkesë për vlerësimin e kushtetushmrisë.

“I respektojmë organizatat joqeveritare në luftën për qëndrimet e tyre. Kjo është e drejtë themelore demokratike e tyre. Edhe si njeri edhe si jurist nuk mund ta kundërshtoj, as që dua të mendoj se dikush duhet ta kundërshtojë që të parashtrohet kërkesë deri te Gjykata Kushtetuese që ajo të vendos nëse ligji i caktuar është kushtetues apo jo”, deklaroi Todorov.

Ai sot edhe njëherë në deklaratë për media i sqaroi amendamentet e Propozim-ligjit. Mes tjerash theksoi se risi është që nga dita e këshillimit deri në momentin e caktimit të abortit duhet të kalojnë tre ditë. Theksoi se ligji i ri dhe ai paraprak kanë dispozita të njëjta për abortin më shumë se një herë.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *