Home / Lajme / Maqedoni / Lëndohen dy protestues në Komunën Qendër (VIDEO)

Lëndohen dy protestues në Komunën Qendër (VIDEO)

Shkup, 10 Qershor – Dy persona të lënduar dhe dritare të shkatërruara të sallës për seanca në Komunën Qendër është bilanci i protestave të sotme para kësaj komune.

Protestat kundër rrënimit të Kishës Shën Konstatini dhe Elena në Qendër të Shkupit vazhduan sot paralelisht me seancën e Këshillit komunal. Në momentin kur kryetari i Këshillit Mirosllav Shipoviq hapi seancën, rreth 300 protestuesit e tubuar sulmuan policinë dhe thyen gardhin rrethues të objekteve të Komunës Qendër.

Nga demolomi i dritareve u lëndua këshilltarja e LSDM-së Biljana Çurillova. Protestuesit e mbledhur theksojnë se qëllimi i revoltës së tyre është që të hiqet nga rendi i ditës pika që ka të bëjë me ndalimin e ndërtimit të Kishës në qendër të Shkupit.

“Për shkak se të premten seanca u prolongua, pika nuk u hoq nga rendi i ditës. Sot jemi mbledhur që të shohim nëse pika do të hiqet nga rendi i ditës. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë”, u shpreh një protestues.

Kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski disa herë kishte deklaruar se nuk do të ndërpresë ndërtimin e kishës, por do të kërkojë që objektet të cilat ndërtohen në territorin e Komunës Qendër, përfshirë këtu edhe Kishën, të paguajnë shpenzimet komunale në Komunën Qendër dhe jo në Qytetin e Shkupit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *