Home / Lajme / Maqedoni / Libri më i ri i Ismail Arsllanit ‘Përthyerjet politike’ -Tranzicioni

Libri më i ri i Ismail Arsllanit ‘Përthyerjet politike’ -Tranzicioni

14 qershor-Ekziston përshtypja se deri më sot këtë gjendje të shqiptarëve në Maqedoni nuk e përmirësoi me kapacitetin e plotë edhe konflikti i vitit 2001 dhe ndryshimet e Kushtetutës së RM-së, që u bënë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, dokument ky që mbylli një konflikt të armatosur.”, shprehet autori i librit Ismail Arsllani.

Përthyerjet politike në tranzicion”, është titulli i librit më të ri me autor Ismail Arsllani. Sipas recenzentit Xhelal Zendeli, ky libër është një kronikë reale e proceseve dramatike dhe e tronditjeve politike në Maqedoni që përfshin vitet 1991-2011. “Periudha e viteve 1991-2011 që pasqyrohet në këtë përmbledhje artikujsh politikë, ishte periudhë e konflikteve të ashpra ndëretnike në Maqedoni, por edhe periudhë e mosmarrëveshjeve të thella brenda spektrit politik shqiptar. Autori Ismail Arsllani , thotë se “emëruesi i përbashkët i vështrimeve publicistike që janë dhënë në momente të caktuara të zhvillimeve më të reja politike-historike, megjithatë është lufta politike, synimet, projektet, angazhimet dhe përpjekjet e shqiptarëve në Maqedoni për zgjidhjen e problemeve të tyre jetike dhe kombëtare me mjete paqësore, nëpërmjet subjekteve të tyre politike, por, mjerisht, ato për dy dekada pothuajse kanë mbetur në vendnumëro, me disa lëvizje minore dhe përmirësime kozmetike. Ekziston përshtypja se deri më sot këtë gjendje të shqiptarëve në Maqedoni nuk e përmirësoi me kapacitetin e plotë edhe konflikti i vitit 2001 dhe ndryshimet e Kushtetutës së RM-së, që u bënë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, dokument ky që mbylli një konflikt të armatosur.”, shprehet autori i librit Ismail Arsllani.
(Urim HASIPI)

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *