Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Ligjet për abort dhe për shitjen e tokës bujqësore të dëmshme për qytetarët

LSDM: Ligjet për abort dhe për shitjen e tokës bujqësore të dëmshme për qytetarët

10 qershor-Para se gjithash për shkak se vlerësojmë që nuk sillen për shkak të interesave të qytetarëve por ekskluzivisht për interesat e ngushta partiake dhe interesa të një grupi të vogël njerëzish në kryesinë dhe rreth udhëheqësisë së partisë”, tha Oliver Spasovski, zëvendës koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së.

Deputetët e LSDM-së sot nuk morën pjesë në debatin për ligjet për shitjen e tokës shtetërore bujqësore dhe ndërprerjen e shtatzënisë për shkak se, siç thonë, ato nuk janë në interes të qytetarëve të Maqedonisë.

“LSDM-ja nuk do të merr pjesë në debatin e kësaj seance nga një shkak i thjeshtë, sepse nuk dëshirojmë të marrim pjesë në vetëvullnetin e VMRO-DPMNE dhe strukturës qeveritare në bartjen e këtyre projekteve ligjore jashtëzakonisht të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë dhe për qytetarët e saj. Para se gjithash për shkak se vlerësojmë që nuk sillen për shkak të interesave të qytetarëve por ekskluzivisht për interesat e ngushta partiake dhe interesa të një grupi të vogël njerëzish në kryesinë dhe rreth udhëheqësisë së partisë”, tha Oliver Spasovski, zëvendës koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së.

Me Ligjin për shitjen e tokës bujqësore shtetërore, vlerësojnë nga LSDM-ja, nga shitja do të kenë interes një numër i vogël i njerëzve në kryesi dhe rreth kryesisë së partisë qeveritare, pa mbajtur llogari për bujqit e vërtetë.

Spasovski theksoi se gjatë miratimit të ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë pushteti nuk ka mbajtur llogari për parimet kushtuese të së drejtës së zgjedhjes, të respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Kontestuese për LSDM-në është edhe ajo që të dy zgjidhjet ligjore miratohen me procedurë të shkurtuar.Ndërkohë derisa deputetët do të debatojnë rreth ligjit në fjalë disa organizata joqeveritare dhe shoqata qytetare para Kuvendit protestojnë kundër ligjit të ri të abortit, i cili ka krijuar reagime të mëdha në publik. Asociacioni për edukatë shëndetësore “Hera” nuk tërhiqet nga lufta për ta penguar miratimin e këtij ligji për ndërprerjen e shtatzënisë, ka kërkuar mbështetje edhe nga sektori joqeveritar.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *