Home / Lajme / Maqedoni / Makedonija pat nuk mban premtimin, Anulohet asfaltimi i rrugës në Bogovinë (VIDEO)

Makedonija pat nuk mban premtimin, Anulohet asfaltimi i rrugës në Bogovinë (VIDEO)

Tetovë, 21 Qershor – Banorë të fshatit Bogovinë, kanë bllokuar sot rrugën regjionale Tetovë Pirok në shenjë proteste kundër ndalimit të punëve për asfaltimin e kësaj rruge të filluara kohë më parë.

Banorët e këtij fshati duke shprehur revoltëne tyre, kanë kërkuar që të vazhdohet asfaltimi i rrugës në fshatin Bogovinë, pasi që sipas tyre pikërisht në fshatin Bogovinë dhe në Pirok, rruga është më shumë e dëmtuar. Bllokadës së rrugës u ka dalë në përkrahje edhe këshilltari i pavarur në këshillin e komunës së Bogovinës Bujar Misimi.

“ne nuk kemi dalë të akuzojmë apo ofendojmë personalitete apo subjekte të caktuara, qëllimi jonë është që rruga të vazhdojë deri aty ku është paraparë.
Ne jemi të përgatitur për masa më radikale por që t`mos vij deri tek ajo – bllokimi i autostradave e kështu me radhë ne do bëjmë kërkesat tona deri tek ministria e Transport Lidhjeve dhe Rrugët e Maqedonisë që të vazhdojnë punimet”.

Kreu i Komunës së Bogovinës, është shprehur se protestuesit nuk janë mirë të informuar – sepse, punët nuk janë ndërprerë por se është plani i tillë i realizimit nga NP Rrugët e Maqedonisë.

“unë jam i sigurt se ata nuk janë mirë të informuar prandaj dhe e kanë bë këtë punë, në cilësinë e kryetarit të komunës kaq do iu them, këto punë do vazhdojnë por ka edhe halle tjera dhe duhet të kesh buxhet për ti bë punët përnjëherë, buxheti realizohet brenda vitit kalendarik nga një janari deri më 31 dhjetor, do bëhen këto punë të buxhetit dhe me atë dinamikë edhe do vazhdohet”.

Të njëjtën përgjigje e morëm edhe nga njeriu i parë i Rrugëve të Maqedonisë – Gajur Sadiku. Ai përmes telefonit u shpreh se faza e parë e këtij projekti është realizuar ndërsa së shpejti do fillojë edhe faza e dytë edhe atë sa të përfundojë realizimi i punimeve në rrugën e Dibrës, por pa precizuar se kur më saktësisht do vazhdojë faza e dytë e realizimit edhe pse në ditën e inaugurimit të tij më pesë prill të këtij viti, Sadiku tha se kjo rrugë do përfundohet sa më shpejtë të jetë e mundur.

“do tentojmë që sa më pak dhe sa më shkurt të jemi në rrugë, pra ky aktivitet të kryhet sa më shpejtë. Ne planifikojmë që brenda 20 deri 25 ditëve të mbërrijmë deri në Bogovinë dhe pas kësaj në fazën e dytë së shpejti do vazhdojmë me punimet e mëtutjeshme”.

Sipas banorëve, nëse brenda këtij muaji nuk vazhdojnë punët në këtë aks rrugor protesta e radhës do jetë bllokimi i autostradës Tetovë – Gostivar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *