Home / Sport / Mançester Siti dhe Juventus gjejnë akordin për Tevez

Mançester Siti dhe Juventus gjejnë akordin për Tevez

Mançester Siti ka gjetur akordin me Juventusin për transferimin e Karlos Tevez në radhët e skuadrës italiane. Skuadra italiane do të paguajë 12 milion euro në arkat e klubit anglez, ndërsa janë edhe rreth 6 milion euro të tjera në formë bonusesh në varësi të arritjeve të skuadrës italiane gjatë 3 viteve të ardhshme, aq sa zgjat kontrata që sulmuesi pritet të firmosë me këtë klub.

Këto para do t’i kalojnë Mançester Sitit nëse Juventusi fiton titullin dhe arrin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Tashmë pritet vetëm prezantimi i lojtarit në Torino pas vizitave mjekësore dhe firmës në kontratën e tij, pasi vështirë se Milani do të ndërhyjë për të penguar këtë transferim, meqë aktualisht nuk ka arritur të shesë ndonjë sulmues tjetër për të marrë argjentinasin.
Juventusi i ka vënë para lojtarit një kontratë prej 5 milion euro në sezon, me bonuse shumë të larta në varësi të renditjes në kampionat, trofeve të fituar në arenën kombëtare apo ndërkombëtare si dhe golave të shënuar nga argjentinasi.
Me këtë blerje, Juventusi arrin të sigurojë yllin që i mungonte në sulm dhe që kërkonte prej dy sezonesh. Bardhezinjtë ishin në kontakt edhe me Gonzalo Higuain, por duket se janë mundur në garën për lojtarin e Real Madrid nga Arsenali.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *