Home / Lajme / Rajon / Mandatet, 84 me 56

Mandatet, 84 me 56

Tiran 26 Qershor – Në Tiranë, e majta ka arritur të sigurojë edhe mandatin e 19-të, siç pritej, një mandat i cili kalon në favor të PS-së me 16 në total, duke e rritur avantazhin në rang kombëtar në 84 me 56 kundrejt së djathtës.

Votat e Librazhdit dhe Prrenjasit, nuk ndryshuan numrin e mandateve të paracaktuar në Qarkun e Elbasanit. Në përfundim të tyre, numri i mandateve është në ndarë në 8 me 6 në favor të koalicionit të majtë. Në Librazhd ka patur incidente në sallën e numërimit, ku një grup i deputetit Luçiano Boci ka kërkuar që të futet në grupet e numërimit, proces i cili u ndërpre dhe dolën jashtë gjithë vëzhguesit, duke lënë brenda sallës vetëm dy prej tyre. Kukës, rezultati 3-1

Mandati i katërt në qarkun e Kukësit u zgjidh nga KQZ-ja. Ky Komision vendosi ne te dhenat e fundit tabelen e rezultateve ku figuron qe e djathta ka marre 3 mandate dhe e majta 1.

Nga vetë KQZ gjate mbremjes se shkuar është njoftuar se ka pasur një gabim njerëzor në hedhjen e rezultateve. Te të dhënat e hedhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në proceverbal nuk u reflektua tabela 28, por eshte hedhur dy herë tabela 29. Të treja palët, PD, PS dhe LSI, e pranojnë që ka një gabim në proceverbal, duke mos reflektuar në projeksionin përfundimtar tabelën 28 për Kukësin.

***

Numërimi i votave thuajse po shkon drejt fundit, përfshi Tiranën, ku ritmet janë shpejtuar dhe tashmë mbeten edhe kutitë e fundit për t’u numëruar.

Në Korçë, Vlorë, Dibër, Kukës, Gjirokastër dhe së fundmi në Elbasan numërimet janë mbyllur të gjitha dhe në qarqet e tjera, mbeten vetëm pak kutitë e fundit.Ne qarkun e Elbasanit mbetet ende per t’u mbyllur nje kuti ne Librazhd.

Ne Fier rezultati i deritanishem vazhdon te jete 11 me 5 mandate, ndersa ne Gjirokaster, nga 5 mandate, Partia Demokratike ka marre vetem 1.

Ne Berat raporti eshte 6 me 2, ne Vlore 8 me 4, ne Durres konfirmohet 7 me 6, ne Lezhe 4 me 3, ne Diber 3 me 3 ndersa ne Korce, numerimi eshte mbyllur perfundimisht me rezultatin 7 me 5.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *