Home / Lajme / Maqedoni / Manipulatorë operojnë në rrugët e Tetovës (VIDEO)

Manipulatorë operojnë në rrugët e Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 22 Qershor – Dukuria e këtillë e mashtrimeve ka qenë prezente edhe gjatë vitit të kaluar në Tetovë, ndërsa sipas të dhënave policore vetëm gjysma e rasteve janë ndriçuar kurse pjesa tjetër nuk ka pasur epilog. Në grackë të renave të sajuara njejtë si vitin e kaluar edhe këtë vit janë personat e vetmuar dhe ata të moshës së shtyer kryesisht pensionist.

Duke u prezantuar si shokë të djemve të tyre, mashtrues të ndryshëm manipulojnë pleqt në Tetovë duke u marrë para me premtimin se do t`ua kthejnë, pasi të kryejnë punë.

Rastet e mashtrimit të kësaj natyre janë shtuar kohëve të fundit ndërsa më tragjike është se të njejtat rregjistrohet në rajonin qendror të qytetit të Tetovës, ku edhe frekuentimi është më i madh por kryerësit e këtyre veprave veprojnë shpejt dhe pastaj largohen. Manipulatorët përdorin lloj-lloj metoda për të mashtruar pleqët ndërsa më shpesh prezantohet si shok të djemëve të tyre kurse për fat të keq në këtë grackë bien personat e moshuar, transmeton Tv Koha.

Vetëm brenda 10 ditëve janë shënuar 5 raste të këtilla të manipulimeve ku për pasojë disa pleq pasi kishin marrë pensionin janë mashtruar dhe pasi kanë kuptuar se bëhet fjalë për gënjeshtar rastin e kanë denoncuar në polici por ka qenë vonë. Sipas të dhënave të deritanishme për rastet e fundit të mashtrimeve në rrugët e Tetovës akoma asnjë person nuk është arrestuar, ndërsa policia ka marrë masa shtesë për të zbuluar mashtruesit që veprojnë në rrugët e Tetovës, transmeton Tv Koha.

“Viktimat e manipulatorëve rrugor zakonisht u besojnë trillimeve të sajuara se njihen mirë familjarisht kurse për këtë shërbim që u kryejnë kur janë më ngusht u premtojnë edhe shpërblime. Në fakt, personat e moshuar bien në grackë dhe u besojnë kurse pas një kohe kur kthehen në shtëpi kuptojnë se janë mashtruar. Gjatë pesë muajve të kaluar të këtij viti janë rregjistruar dhjetëra raste të mashtrimeve, kurse 5 prej tyre kanë ndodhur brenda një jave”, thotë zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovës Marijan Josifovski.

Dukuria e këtillë e mashtrimeve ka qenë prezente edhe gjatë vitit të kaluar në Tetovë, ndërsa sipas të dhënave policore vetëm gjysma e rasteve janë ndriçuar kurse pjesa tjetër nuk ka pasur epilog. Në grackë të renave të sajuara njejtë si vitin e kaluar edhe këtë vit janë personat e vetmuar dhe ata të moshës së shtyer kryesisht pensionist.

Mashtruesit e rrugëve të Tetovës, në mënyrë të shkathtë kanë arritur që të bindin këta pleq se u nevojiten para për spital, për pagesë të borxhit apo forma të ndryshme, ndërsa që të jenë më bindës në rrëfimet e tyre ata pleqëve u kanë lënë ndonjë send si ombrellë, ndonjë qese prej plastike si shenjë se do të kthehen, transmeton Tv Koha.

Këtë vit kanë ndryshuar format e veprimit të mashtruesve ngase manipulimi ndodhën në pjesën qendrore të qytetit dhe cak janë personat e moshuar të viseve rurale të cilët vijn në qytet për të paguar faturat e rrymës elektrike, telefonave dhe të tjera dhe me vete kanë sasi të konsiderueshme të të hollave, transmeton Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *