Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonasit akuzojnë Selën për diskriminim (VIDEO)

Maqedonasit akuzojnë Selën për diskriminim (VIDEO)

11 Qershor – Këshilltarët e VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së akuzuan kryetarin e Komunës së Strugës Ziajdin Sela se është duke majorizuar dhe diskriminuar maqedonasit në këtë qytet.

Ata madje i shkruan letër edhe ambasadorit të SHBA-së Poll Uollers dhe atij të BE-së Aivo Orav, në të cilën thonë se maqedonasit në Strugën nuk mund të marrin pjesë në krijimin e strategjive për zhvillim dhe prosperitet në këtë qytet. Ata kërkojnë nga ambasadorët Uollers dhe Orav t’u dalin në ndihmë dhe të japin kontributin e tyre, siç thonë me qëllim që kreu i Komunës Sela në të ardhmen mos të lë hapësirë për nxitje të tensioneve ndëretnike.

“Disa herë kemi biseduar me kryetarin e Strugës Zijadin Sela dhe kemi kërkuar nga ai që të çlirohet nga prangat me të cilat është ngujuar, pasi në fakt edhe vetë funksioni i kryetarit të komunës flet se ai duhet të jetë babai i të gjithë qytetarëve që jetojnë në këtë komunë. Por kjo për fat të keq në Strugë nuk po ndodh”, tha Gjoko Ilovski, këshilltar në Komunën e Strugës.

Këshilltarët maqedonas të koalicionit VMRO DPMNE – LSDM vlerësojnë se kryetari i Komunës së Strugës Zijadin Sela po punon në kundërshtim me të gjitha parimet demokratike që vite me radhë implementohen në Maqedoni. Nga ana tjetër Sela sot nuk ishte i kapshëm për të komentuar akuzat e këshilltarëve maqedonas dhe letrën që ata i kanë dërguar ambasadorëve. Ndryshe këshilli Komunal i Strugës mbetet pa kryetar edhe dy muaj pas verifikimit të mandateve të këshilltarëve komunal. Në paraqitjen e fundit për media, kryetari i Komunës Ziadin Sela ka thënë se është i gatshëm që të shkojë në zgjedhje të parakohshme për këshillin komunal, por kandidaturën e Abdulla Qazimit nuk do e ndërroj deri në fund me asnjë emër tjetër.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *