Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonasit nuk fituan asnjë mandat deputeti në Shqipëri

Maqedonasit nuk fituan asnjë mandat deputeti në Shqipëri

25 Qershor – Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian, partia minore që përfaqësonte komunitetin maqedonas në zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri nuk ka arritur që të fitojë asnjë mandat deputeti.

Kjo parti që ishte pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike nuk ka arritur që të sigurojë 3.500 vota për një mandat deputeti në Qarkun e Korçës, njoftuan nga kjo parti që drejtohet nga Edmond Themelko, kryetar aktual i komunës Pustec.

“Nuk arritën që të fitojmë mandat deputeti, që do të ishte një sukses historik për ne maqedonasit”, deklaroi Themelko. Kandidati i AMIE ishte dr.Valentina Nestori – lektore universitare në Universitetin e Tiranës, ndërsa kjo parti kishte listat e saj me kandidatë në të gjitha 12 qarqet.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *