Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni më nuk është kanosje azilantësh për BE-së

Maqedoni më nuk është kanosje azilantësh për BE-së

18 qershor-Edhe pse për fillimin e vitit 2012 në listën e tre vendeve të para që kanë “eksportuar” më së shumti kërkues të azilit në disa vende-anëtare të BE-së u gjetën edhe Serbia, Bosnja, Mali i Zi dhe Shqipëria (Maqedonia edhe atëherë nuk ishte në listën e vendeve të “rrezikshme”), kësaj here në listë vetëm figuron Kosova shtetasit e të cilës janë të tretët në listën e azilantëve në Luiksemburg, ku janë tetë për qind ose vetëm pesë persona kanë kërkuar azil nga gjithsej 20 për vitin 2012.

Zyra evropiane për statistikë (Eurostat) sot doli me të dhëna statistikore për numrin e personave që kanë kërkuar dhe kanë marrë azil në vendet-anëtare të Bashkimit Evropian vitin e kaluar, me ç’rast vërehet se Maqedonia më nuk është vend nga i cili ka kanosje për azilkkërkuesit.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, nga 407.300 kërkesa për azil, vetëm 102.700 persona kanë marrë mbrojtje në Union, me ç’rast në asnjë nga 27 vendet-anëtare në pesë grupet e para të njerëzve që kanë kërkuar mbrojtje nuk ka qytetarë të Maqedonisë, as nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, me ç’rast konfirmohet se qeveritë e e vendeve nga Ballkani Perëndimor kanë ndërmarrë masa serioze ndërkohë me ç’rast është ndaluar ardhja e azilantëve për shkak të së cilës BE-ja kërcënohej edhe me heqjen e regjimit pa viza.

Edhe pse Komisioni Evropian kërkoi vendosje të mekanizmit të quajtur “klauzolë mbrojtëse” me të cilin do të mundet përkohësisht ta heqë regjimin pa viza për disa shtete që eksportojnë numrin më të madh të azilantëve, ai për shkak të mosmarrëveshjes nuk kalon as në Parlamentin Evropian, as në Këshillin e ministrave, madje si zgjidhje muajin e kaluar u miratua sistem i përbashkët për pranim të azilantëve nga Unioni. Duke pasur parasysh trendin e mëposhtëm të azilantëve, posaçërisht nga vendet e Ballkanit Perëndimor, për të pritur është që ky mekanizëm i Komisionit edhe të bie nga kombinimi duke pasur parasysh atë që veçmë është i panevojshëm.

Përndryshe, saktë 102.700 kërkues të azilit kanë marrë mbrojtje në 27 vendet-anëtare të Bashkimit Evropian vitin e kaluar. Kjo është pothuajse 20 mijë më shumë kërkesa të aprovuara për azil në krahasim me vitin 2011 kur 84.300 persona kanë marrë azil në kufijtë e Unionit, tregojnë rezultatet e sotme të publikuara të Zyrës evropiane për statistikë – Eurostat, me rastin e Ditës së refugjatëve të enjten (20 qershor). Pothuajse dy e treta e kërkesave të aprovuara për azil janë në katër vende: Gjermani (22.200 persona kanë marrë azil), Suedi (15.300), Britani të Madhe (14.600) dhe Francë (14.300). Madje, grupi më i madh i shfrytëzuesve të statusit të mbrojtjes në BE kanë qytetarë nga Siria (18.700 persona) ose 18 për qind nga numri i plotë i kërkesave të aprovuara për azil për vitin e kaluar, pas tyre pasojnë afganët (13.500 persona ose 13%) dhe somalezët (8.100 ose 8%).

Edhe pse për fillimin e vitit 2012 në listën e tre vendeve të para që kanë “eksportuar” më së shumti kërkues të azilit në disa vende-anëtare të BE-së u gjetën edhe Serbia, Bosnja, Mali i Zi dhe Shqipëria (Maqedonia edhe atëherë nuk ishte në listën e vendeve të “rrezikshme”), kësaj here në listë vetëm figuron Kosova shtetasit e të cilës janë të tretët në listën e azilantëve në Luiksemburg, ku janë tetë për qind ose vetëm pesë persona kanë kërkuar azil nga gjithsej 20 për vitin 2012.

Sipas Eurostatit, madje 407.300 vendime lidhur me kërkesat për azil janë miratuar në vitin 2012 në BE të cilët 274.500 kanë qenë vendime të shkallës së parë, ndërsa 132.800 kanë qenë vendime përfundimtare ças ankesës, me ç’rast 77.300 persona kanë marrë statusin mbrojtës pas ankesave të dërguara..Në numrin e plotë prej 102.700 persona që kanë marrë statusin mbrojtës muajin e kaluar, 51.400 janë me statusin e refugjatëve (që është 50 për qind nga të gjitha vendimet pozitive), 37.100 me mbrojtje subsidiare (36%) dhe 14.200 persona kanë marrë leje për qëndrim për arsye humanitare. Si plot[sim, 4.500 refugjatë të shpërngulur janë pranuar.

Përndryshe nga 18.700 sirianë që kanë marrë azil në Union, 70 për qind janë vendosur në dy shtete: Gjermani (8.400 persona) dhe Suedi (5.000), ndërsa prej 13.500 personave nga Afganistani, 3.200 azilantë ka pranuar Gjermania, 2.800 persona Suedia, 1.900 Austria dhe 1.500 Belgjika. Prej 8.100 azilantëve nga Somalia, madje, 2.100 ka pranuar Suedia dhe nga 1.000 persona janë vendosur në Maltë dhe Holandë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *