Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, ndalohet trafikimi i drogës, në pranga edhe një polic (VIDEO)

Maqedoni, ndalohet trafikimi i drogës, në pranga edhe një polic (VIDEO)

02 Qershor – Policia e Maqedonisë parandaloi një aksion të kontrabandimit të drogës që kishte si destinacion Kroacinë, me ç`rast një pranga kanë përfunduar një polic, një shtetas kroat si dhe një nga organizatorët për trafikimin e drogës që është nga Tetova.

Në këtë operacion të përcjellur, janë gjetur në një kamion me targa kroate 23,5 kilogram drogë të cilësisë së lartë marijuanë, e cila kishte si origjinë Shqipërinë.

Droga u zbulua mbrëmë rreth orës 21,50 në Shkup, kur u ndalua dhe u kontrollua detajisht kamioni me targa kroate që drejtohej nga shoferi Xh. S, 59 vjeç nga Kroacia.

Policia theksoi se tetovari S.S, 48 vjeç është organizator për shitblerjen e drogës, e cila dedikohej deri tani për një shtetas të panjohur kroat. Ai kishte kërkuar porosinë e drogës nga K.I, 37 vjeç nga Dibra. Ky i fundit në shoqërimin e një pjesëtari të policisë, M.R, 31 vjeç nga Dibra transportuan drogën nga Dibra për në Tetovë dhe më pas ate e ngarkuan në kamionin kroat, që u ndalua në Shkup.

MPB bëri të ditur se ndaj personave të ndaluar menjëherë është shqiptuar masa e paraburgimit për trafikim droge si dhe po vijojnë hetimet e mëtejshme. Vlera e kësaj droge në tregun e drogës mbërrin mbi 70 mijë euro. (INA)

Maqedoni, ndalohet trafikimi i drogës, në pranga edhe një polic ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *