Home / Sport / Maqedonia beson në fitore kundër Norvegjisë

Maqedonia beson në fitore kundër Norvegjisë

“Kemi zhvilluar disa ndeshje të mirë dhe disa që nuk kanë kënaqur shijen tonë. Mirëpo kjo është normale nëse meret parasysh fakti se në ekip kemi futbollistë të rrinjë. Gjithsesi mbesin në qëllimin që kemi para secilës ndeshje, dhe optimizmi gjithmonë është i pranishëm. Më me rëndësi është që të krijojmë futbollistë kualitativ për kombëtaren A, por njëkohësisht të tentojmë të shënojmë rezultat pozitiv. Norvegjia është kombëtare kualitative dhe për ne kjo ndeshje do të jetë një tregues i mirë për potencialin momental të kësaj skuadre, prej ku do të shohim te cilët futbollistë do të mund të llogarisim për ndeshjet kualifikuese”, është shprehur seleksionuesi i Maqedonisë, Janevski, në faqen zyrtare të FFM-së.

Kombëtarja e futbollit të Maqedonisë sonte në orën 19:00 në Oslo përballet me Norvegjinë në një takim kontrollues, ku të dyja kombëtaret do të kenë mundësi të testojnë formën e futbollistëve. Deri sa Maqedonia në këtë duel hynë pas humbjes së javës së shkuar 1:0 në miqësoren me Suedinë në Malmo, Norvegjia vjen nga barazimi 1:1 me Shqipërinë në Tiranë, e vlefshme për kualifikimet e botërorit ‘Brazil 2014’. Maqedonia nga dita e dielë është akomoduar në hotelin ‘Radison Blu Plaza’ në Oslo, ndërsa në atmosferë të relaksuar presin duelin me Norvegjinë. Futbollistët besojnë në paraqitje kualitative përmes së cilës do të kërkojnë rezultat pozitiv nga kjo përballje. Seleksionuesi Janevski do të ketë pasqyrë më të qartë për vlerën e këtij ekipi, që do të duhet të dëshmohet në mungesë të Pandevit, Ibraimit, Novevskit, Shikovit, Georgievskit, Tasevskit, Ristovskit, Trajkovskit, e të tjerë. “Kemi zhvilluar disa ndeshje të mirë dhe disa që nuk kanë kënaqur shijen tonë. Mirëpo kjo është normale nëse meret parasysh fakti se në ekip kemi futbollistë të rrinjë. Gjithsesi mbesin në qëllimin që kemi para secilës ndeshje, dhe optimizmi gjithmonë është i pranishëm. Më me rëndësi është që të krijojmë futbollistë kualitativ për kombëtaren A, por njëkohësisht të tentojmë të shënojmë rezultat pozitiv. Norvegjia është kombëtare kualitative dhe për ne kjo ndeshje do të jetë një tregues i mirë për potencialin momental të kësaj skuadre, prej ku do të shohim te cilët futbollistë do të mund të llogarisim për ndeshjet kualifikuese”, është shprehur seleksionuesi i Maqedonisë, në faqen zyrtare të FFM-së. Maqedonia është mundur 2:1 në Oslo nga Norvegjia në kualifikimet për botërorin në Afrikën e Jugut, ndërsa tani reprezentuesit besojnë në rezultat pozitiv edhe pse bëhet fjalë për ndeshje kontolluese. Përballja Norvegji-Maqedoni, zhvillohet të martën në Oslo, me fillim në orën 19:00.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *