Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia dhe Shqipëria me qytetarë të varfër

Maqedonia dhe Shqipëria me qytetarë të varfër

20 qershor-Sipas raportit, qytetarët e Maqedonisë jetojnë për rreth 65 për qind nën standardin e BE-së. Në këtë nivel radhitet edhe Serbia. Ndërsa Shqipëria dhe Bosnjë – Hercegovina kanë standart më të ulët, sipas treguesve të GDP-së për kokë banori, transmeton portali Nova.

Me 35 për qind të GDP-së (Produkti I Brendshem Bruto ) për kokë banori sipas mesatares së Bashkimit Evropian, Maqedonia është vendi i tretë më i varfër në Evropë. Këto të dhëna bëhen të ditura nga të dhënat e fundit të EUROSTAT.

Sipas raportit, qytetarët e Maqedonisë jetojnë për rreth 65 për qind nën standardin e BE-së. Në këtë nivel radhitet edhe Serbia. Ndërsa Shqipëria dhe Bosnjë – Hercegovina kanë standart më të ulët, sipas treguesve të GDP-së për kokë banori, transmeton portali Nova.

Shteti i Luksemburgut edhë në vitin 2012 ka pasur dyherë e gjysmë rritje të GDP-së për kokë banori, të matur sipas paritetit të fuqisë blerëse, duke marrë për bazë mestaren në BE. Kjo nënkupton se banorët e këtij shteti të vogël kanë pasur standardin më të lartë jetësor në vendet e BE-së. Ndërsa Bullgaria vazhdon të jetë vendi me standard më të ulët nga vendet anëtare me 51 për qind.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *