Home / Sport / Maqedonia dorëzohet para Suedisë

Maqedonia dorëzohet para Suedisë

Maqedonia rastin për të ndërprerë serinë e disfatave do ta ketë më 11 qershor, kur në Oslo do të përballet me Norvegjinë në një duel tjetër kontrollues.

Kombëtarja e futbollit të Maqedonisë ka pësuar disfatë minimale 1:0 në përballjen kontrolluese me Suedinë, e zhvilluar të hënën mbrëma në Malme. Edhe pse rezultati duket i ngushtë dhe disfata minimale disi është e pranueshme duke ditur kualitetin që posedon Suedia, megjithatë brengosës është fakti që Maqedonia tregoi paraqitje shumë të dobët dhe nëse vendasit do të ishin më të koncentruar, rrezultati lehtë do të mund të ishte shumë i lartë në favor të Suedisë. Vendasit zhvilluan një pjesë të parë të shkëlqyeshme kur dominuan në tërësi dhe krijuan disa mundësi shënimi, ndërsa arritën tëshënojnë vetëm një gol në minutën e 39-të kur Ibrahimoviç assistoi, ndërsa sulmuesi i Fulhamit, Aleksandar Kaçanikiq rrealizoi për epërsi 1:0 të Suedisë. Maqedonia pjesën e parë ishte katastrofale, nuk kishin asnjë kanosje të vetme drejt portës së Isaksonit, ndërsa vetëm pritjet e mira të Paçovskit mundësuan që pjesa e parë të mbyllet me vetëm një gol të pranuar. Në pjesën e dytë të përzgjedhurit e Janevskit disi përmirësuan paraqitjen e tyre, arritën të vëndojnë baraspeshë në teren, ndërsa sulmi ishte më aktiv dhe kërkonte rastin për të rrezikuar, ndërsa nuk arriti të realizojë në minutën e 65 me goditje nga distanca. Agim Ibraimi ishte përsëri ai që tentonte të bëjë diç më tepër, ndërsa Hasani i inkuadruar në fillim të pjesës së dytë në vend të Fetahit, në minutën e 85-të kishte mundësi të mirë, por nuk arriti të kontrollojë mirë topin para portës kundërshtare. Maqedonia pas serisë së mirë prej disa fitoreve të njëpasnjëshme, tani hyn në seri humbjesh. Pas dy disfatave në kualifikimet me Belgjikën, Maqedonia pëson humbjen e tretë me rradhë, tani nga Suedia. Pas përfundimit të ndeshjes, analistët sportiv të ndeshjes si futbollist më të mirë të takimit e zgjodhën autorin e golit të vetëm Aleksandar Kaçanikiq, ndërsa nga tabori i Maqedonisë futbollistë më i dalluar ishte Stefan Ristovski. Maqedonia rastin për të ndërprerë serinë e disfatave do ta ketë më 11 qershor, kur në Oslo do të përballet me Norvegjinë në një duel tjetër kontrollues.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *