Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia e përjashtuar nga agjenda e Samitit të BE-së

Maqedonia e përjashtuar nga agjenda e Samitit të BE-së

25 Qershor – Maqedonia nuk është përfshirë në konkluzat e Samitit të Bashkimit Evropian që do të mbahet të enjten dhe të premten në Bruksel.

Lajmi bëhet i ditur edhe përmes zyrtarëve të Qeverisë në Shkup, të cilët pranojnë se nuk ka asnjë vendim rreth Maqedonisë dhe dhënies së datës për fillimin e negociatave, por nuk përjashtohet ndonjë mesazh inkurajues.

Këshilli për punë të përgjithshme i Bashkimit Evropian (GAK), sot në Luksemburg do t’i miratoj konkluzionet për Samitin vijues të Këshillit të Evropës. Një mesazh inkurajues sot ka pasuar nga evrkomisioneri për zgjerim, Shtefan Fyle, i cili në tryezën e rrumbullakët me shefat e diplomacive të BE-së ka theksuar se vendet anëtare nuk duhet të harrojnë Maqedoninë, edhe pse për të nuk është paraparë asnjë konkluzë në kuadër të Samitit të Këshillit të Evropës.

Ministrat e punëve të jashtme dhe çështjeve evropiane të vendeve-anëtare, sipas agjendës pritet të bisedojnë për mundësinë e dhënies së datës për Serbinë për fillim të negociatave për anëtarësim si dhe vendimin për nënshkrim të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim me Kosovën.

Nga Presidenca irlandeze gjithashtu kanë paralajmëruar se në BE nuk ekziston konsenzus për çështjen lidhur me hapjen e negociatave me Shkupin, ndërsa bëhet fjalë për kundërshtimin e Greqisë dhe Bullgarisë, me çka edhe pas tetë viteve status të vendit-kandidat, Maqedonia do të presë datën për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Pika kryesore e agjendës së sotme të GAK-ut është miratimi i propozimit të ri për Kornizën financiare shumëvjeçare (MFF), gjegjësisht buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të Unionit (2014-2020), duke pasur parasysh atë që propozimi i fundit i Këshillit prej 960 miliardë euro u refuzua nga Parlamenti Evropian. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *