Home / Sport / Maqedonia kërkon fitore ndaj Suedisë

Maqedonia kërkon fitore ndaj Suedisë

“Kemi atmosferë të mirë në kombëtare dhe presim të paraqitemi mirë. Realisht ndjehet lodhje te një pjesë e futbollistëve pas ndeshjeve të vështira në fund të sezonit, por besojmë që të jemi në nivelin e duhur kundër Suedisë. Të gjithë do të japim maksimumin dhe shpresojmë që kjo të jetë e mjaftueshme për rezultat pozitiv”, deklaroi reprezentuesi i Maqedonisë, Ferhan Hasani.

Përfaqësuesja më e mirë e vendit në futboll, të hënën ora 19:00 në Malme të Suedisë përballet me kombëtaren e vendit në një ndeshje kontrolluese ku seleksionuesi Janevski do të testojë formën e futbollistëve. Maqedonia tani më disa ditë është akomoduar në Malme dhe në atmosferë pozitive ka realizuar përgatitjet e fundit para përballjes me Suedinë. Kombëtarja që zen pozitën e 24 në ranglistën botërore, është motiv për reprezentuesit e Maqedonisë, të cilët për më shumë kërkojnë rezultat pozitiv për të kthyer atmosferën pas disfatave të fundit. Ndërkohë seleksionuesi i Maqedonisë, Çede Janevski prej të shtunën ka punuar në formacion të plotë, pasi prej futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet me kombëtaret skandinave, i fundit është bashkangjitur Aleksandar Todorovski. “Në formacion kemi futbollistë të rrinjë, të cilët kanë marrë ftesë për të qenë me ne në dy takimet me Suedinë dhe Norvegjinë. Gëzon fakti që stërvitjet janë zhvilluar me intenzitet të lartë, me profesionalizëm të theksuar dhe me sjellje që nënkupton se mezi presin të shfrytëzojnë ratsin e tyre në ekipin kombëtar. Ky është rasti mirë për disa futbollistë që deri tani s’kanë patur mundësi të luajnë dhe mbetet të shihet se si do të adaptohen në stilin tonë të lojës. Tentojmë që të rigjenerojmë futbollistët, të cilët janë të lodhur pas paraqitjeve të fundit në mbyllje të sezonit me skuadrat e tyre. Ndeshja me Suedinë është mundësi që prej së afërmi të shohim se si do të funksionojë ekipi me disa ndryshime. Futbollistë të caktuar kanë mundësi që të shfrytëzojnë rastin për t’u treguar para ndeshjeve të rradhës që na presin. Gjithashtu duam që të ruajmë vlerën garuese të përballjes. Suedia është një prej kombëtareve më të mira në Evropë, parashihet se do luajnë me formacionin më të fortë dhe ne do të tentojmë tu shkaktojmë problem. Këta futbollistë mund të fitojnë vetëbesim në ndeshje të këtilla, me kundërshtarë kualitativ dhe përballja me Suedinë është test që do të na tregojë se në çfarë niveli jemi për momentin”, është shprehur seleksionuesi i Maqedonisë, Çedomir Janevski. “Kemi atmosferë të mirë në kombëtare dhe presim të paraqitemi mirë. Realisht ndjehet lodhje te një pjesë e futbollistëve pas ndeshjeve të vështira në fund të sezonit, por besojmë që të jemi në nivelin e duhur kundër Suedisë. Të gjithë do të japim maksimumin dhe shpresojmë që kjo të jetë e mjaftueshme për rezultat pozitiv”, deklaroi reprezentuesi i Maqedonisë, Ferhan Hasani. Ndeshja do të luhet të hënën në orën 19:00 në stadiumin e rinovuar ,‘Svedbank’, i cili ka kapacitet prej 27 000 vendeve për tu ulur. Sipas informatave nga Suedia, deri mbrëmë janë shitur mbi 15 000 bileta dhe pritet që vendasit të kenë mbështetje të madhe nga tribunat. Bileta hyrëse për këtë përballje kushton 30 euro. Tifozët suedezë me padurim presin këtë përballje, ku paralajmërohet që nga minuta e parë të paraqitet super-ylli, Zlatan Ibrahimoviç.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *