Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia mund të humbasë statusin e vendit kandidat

Maqedonia mund të humbasë statusin e vendit kandidat

27 qershor-“Duam apo s`duam gjatë viteve të fundit ky vend po ecën tetëposhtë në skenën ndërkombëtare. Problemet janë të sferave të ndryshme si të drejtat e njeriut, demokracia parlamentare, funksionimi i Parlamentit, liria e shtypit, etj”, theksoi Hovit në një intervistw pwr portalin Nova tv.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, evrodeputeti britanik Riçard Hovit ka deklaruar se Maqedonia mund të humbasë statusin e vendit kandidat në BE, për shkak të problemeve që ka.

“Duam apo s`duam gjatë viteve të fundit ky vend po ecën tetëposhtë në skenën ndërkombëtare. Problemet janë të sferave të ndryshme si të drejtat e njeriut, demokracia parlamentare, funksionimi i Parlamentit, liria e shtypit, etj”, theksoi Hovit në një intervistw pwr portalin Nova tv.

Sipas tij ka mungesë të progresit dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e emrit, por për shumë çështje të tjera problematike.

Ai ka theksuar se duhet të ketë fillim të negociatave për anëtarësim dhe se ato duhet të fillojnë sipas tij. Ky reagim i evrodeputetit britanik vjen pasi që Bashkimi Evropian në Samitin që do të nis sot në Bruksel nuk do të jap datën për Maqedoninë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

“Shtrohet pyetja pse nuk do të jepet data për fillimin e negociatave. Unë jam shumë i shqetësuar për këtë për mungesën e përparimit dhe zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar. Apeli im për qytetarët e Maqedonisë është se ata mund të dekurajohen për këtë vendim, por unë apeloj që ata duhet të mbeten të përkushtuar në detyrimet që duhet të plotësojë vendi, për shkak se bëhet fjalë për një moment të ndjeshëm, sepse mund të ketë sukses”, theksoi evrodeputeti Hovit

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *