Home / Sport / Maqedonia mundet nga Norvegjia

Maqedonia mundet nga Norvegjia

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë ka pësuar humbjen e rradhës, tani 2:0 nga Norvegjia në miqësoren e zhvilluar në Oslo. Me këtë disfatë, Maqedonia e con në katër numrin e humbjeve të njëpasnjëshme, gjatë të cilave nuk ka shënuar asnjë gol. Seria negative nisi me humbjet 0:2 dhe 1:0 nga Belgjika në kualifikimet për ‘Brazil 2014’, ndërsa vazhdoi me disfatat 1:0 nga Suedia dhe tani 2:0 nga Norvegjia në turnenë skandinave.

Asgjë e re kur në pyetje është kombëtarja e futbollit të Maqedonisë. Epilog i njëjti sin ë tre përballjet paraprake, pasi përfaqësuesja më e mirë e vendit është mundur 2:0 në takimin kontrollues me Norvegjinë në Oslo. Pas humbjes së javës së kaluar 1:0 nga Suedia, trajner Janevski me shumë ndryshime në formacion shpresonte të ndërpresë serinë e disfatave pikërisht kundër Norvegjisë. Maqedonia hapi mirë ndeshjen dhe u kanos me anë të Shumulikovskit, goditja e të cilit shkoi mbi portë, ndërsa pak më vonë Trickovski kishte tentim të pa suksesshëm nga gjuajtja e lirë. Vendasit nuk falin gabimet e kundërshtarit dhe në minutën e 9-të, Skjelbred shënon për epërsi 1:0 në Norvegjisë. Në vazhdim loja ishte më e qetë, vendasit kontrollonin mesfushën, ndërsa Maqedonia pa ndonjë ide për të rrezikuar, me atë që Ferhan Hasanit i’u anlua një gol për shkak të pozitës jashtëloje. Pjesa e dytë nisi mirë për Maqedoninë dhe rastin më të mirë e kishte Hasani, kur në minutën e 53-të shkëlqyeshëm pranon topin në zonë, mirëpo goditja e tij ndalet në shtyllë. Maqedonia luajti mirë deri në minutën e 60-të, kur Grncarov ndëshkohet me karton të kuq, për shkak të mos disiplinës. Mbrojtësi i Maqedonisë ndëshkohet me karton të verdhë dhe më pas sulmon verbalisht arbitrin, duke e detyruar ta largojë me të kuq nga loja. Gjest jo sportiv i Grncarovit, që la ekipin me 10-të futbollistë në fushë dhe duke u pamundësuar që këtë takim kontrollues ta shfrytëzojnë deri në fund për përmirësim të kombinatorikës në teren. Dhe kartoni erdhi pikërisht në periudhën kur Maqedonia mori lojën në dorë dhe dominonte kundërshtarin. Pas largimit të Grncarovit, loja e miqve u prish në tërësi dhe ishin vendasit që përsëri dominonin dhe krijonin raste për të shënuar. Ndryshim nuk pati deri në minutën e 79-të, kur Braten shënon gol të bukur për fiksim të rezultatit final, Norvegji 2, Maqedoni 0. Deri në mbyllje të ndeshjes Maqedonia tentoi të sjellë golin e nderit, mirëpo portieri i Norvegjisë ndali goditjet e Saviqit, Jahoviqit dhe Shumulikovskit. Në fund Maqedonia u desht të pajtohet me humbje të re, e katërta me rradhë dhe po aq ndeshje pa gol të shënuar. Seria negative nisi me humbjet 0:2 dhe 1:0 nga Belgjika në kualifikimet për ‘Brazil 2014’, ndërsa vazhdoi me disfatat 1:0 nga Suedia dhe tani 2:0 nga Norvegjia në turnenë skandinave.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *