Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia në fazën e verdhë

Maqedonia në fazën e verdhë

19 qershor-Duhet të shmanget qëndrimi i gjatë në vende të hapura në periudhën prej orës 11 deri në orën 16, të mbahet veshje e lehtë dhe e ndritshme, të konsumohet ushqim i lehtë dhe pije, të bëhet kujdes në higjienën e duarve dhe mënyrën e përgatitjes së ushqimit, ndërsa personat e sëmurë kronik rregullisht ta marrin terapinë

Maqedonia prej sot do të përfshihet me temperatura të cilat e definojnë fazën e verdhë, përkatësisht fazën alerte.

Sipas paralajmërimit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike sot dhe nesër do të jetë me diell dhe shumë nxhehtë me temperaturë deri në 38 gradë Celsius dhe indeksi UV 9.

Nga DPHM-ja i përkujtojnë qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për popullatën në lidhje me mbrojtjen nga ekspozimi i drejtpërdrejt i diellit.

Duhet të shmanget qëndrimi i gjatë në vende të hapura në periudhën prej orës 11 deri në orën 16, të mbahet veshje e lehtë dhe e ndritshme, të konsumohet ushqim i lehtë dhe pije, të bëhet kujdes në higjienën e duarve dhe mënyrën e përgatitjes së ushqimit, ndërsa personat e sëmurë kronik rregullisht ta marrin terapinë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *