Home / Lajme / Maqedoni / Matura shtetërore, arsimtarët pa mëditje (VIDEO)

Matura shtetërore, arsimtarët pa mëditje (VIDEO)

08 Qershor – Profesorët që janë të angazhuar për maturën shtetrore për dallim nga viti I kaluar nuk do të kenë mëditje nga 1000 denarë.

Disa profesor të cilët kan qenë të angazhuar në shkollën e mjekësisë Nikolla Shtajn nuk ka dashurë të fillojn të mbajnë maturën, por ata edhe përkundër kërkesës së tyre e kanë filluar testimin në kohën e duhur.

Drejtor i shkollës së mjekësisë Halil Deari tha se matura ëshë duke shkuar në bazë të planit të paraparë dhe për revoltën e arsimtarëve tha se është e drejta e tyre.

Udhëheqësi i byrosë për zhvillimin e arsimit Fadil Lushi thotë se matura shtetërore në gjuhën amtare është duke shkuar në bazë të planit të paraparë.

Nxënësit e shkollave të mesme, janë testuar në mënyrë të obligueshme nga lënda e gjuhës amtare, gjegjësisht në gjuhën dhe literaturën maqedone, shqipe, dhe turke. Pjesa e dytë e provimit të maturës shtetërore është zgjedhore, dhe nxënësit e shkollave të mesme këtë provim do ta mbajnë të martën, poashtu me fillim në orën 10, ndërsa ky provim do të zgjasë 3 orë. Nxënësit e shkollave të mesme që nuk do të mund ta japin provimin e maturës shtetëroe në afatin e qershorit, do të kenë shans të dytë në gusht. Terminet për dhënien e provimit shtetëror në këtë afat do të jenë: më 13 gusht do të hyjnë në provimin e gjuhës amtare, ndërsa dy ditë më vonë në lëndën zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *