Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 2 milionë fëmijë janë vrarë në konflikte në dy dekadat e fundit (VIDEO)

Mbi 2 milionë fëmijë janë vrarë në konflikte në dy dekadat e fundit (VIDEO)

04 Qershor – Në agresionet luftarake dhe konfliktet potenciale nëpër botë, më të prekshëm janë fëmijët, njofton ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi” në porosinë me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve viktima të pafajshëm të agresionit – 4 Qershori.

Qëllimi i shënimit të kësaj dite, e konfirmuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1982, është të jepet mirënjohje për dhimbjen dhe vuajtjet që i kanë përjetuar fëmijët nëpër botë – viktima të dhunës psikike, fizike dhe emocionale. Në këtë ditë Kombet e Bashkuara e konfirmuan përkushtimin e tyre dhe angazhimin drejt mbrojtjes së drejtave të fëmijëve.

Të dhënat statistikore tregojnë se mbi dy milionë fëmijë janë vrarë në konflikt në dy dekadat e fundit, rreth 10 milionë fëmijë refugjatë janë kujdesur nga ana e UNHCR-së, rreth 80 mijë fëmijë në vit vdesin si rezultat i dhunës në familje.

Edhe pse është rëndë të përcaktohet numri i saktë i fëmijëve ushtarë, sipas UNICEF-it, rreth 300.000 fëmijë nëpër botë janë fëmijë ushtarë. Ajo nuk nënkupton vetëm fëmijë në front të cilët kanë armë në dorë, por edhe fëmijë të cilët në çfarëdo lloj mënyre janë kushtëzuar të jenë pjesë e organizatave ushtarake.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *