Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 2 milionë telefona celularë aktiv në Maqedoni

Mbi 2 milionë telefona celularë aktiv në Maqedoni

17 qershor-Numri i shfrytëzuesve të lidhjes së gjërë të internetit, duke mos i përfshirë ato të internetit në celular, ka qenë 312.272, që është rritje prej 10,59 për qind në krahasim me vitin 2011. Prej tyre 156.722 kanë shfrytëzuar H-DSL, 106.927 internet kabllovik, optik 7.880, përderisa 22.976 kanë qenë të kyçur përmes rrjeteve të komunikimeve publike dhe 16.877 përmes rrjeteve LAN.

Në Maqedoni vitin e kaluar ka pasur 2.235.460 shfrytëzues aktiv të telefonave celularë, që është rritje për një për qind në krahasim me vitin 2011, tregon raporti vjetor i agjencisë për komunikime elektronike.

Sipas raportit, vitin e kaluar është regjistruar rënie në telefoninë fikse për 3,25 për qind. Në këtë segment numri i tërësishëm i shfrytëzuesve ka qenë 408.318.

Numri i shfrytëzuesve të lidhjes së gjërë të internetit, duke mos i përfshirë ato të internetit në celular, ka qenë 312.272, që është rritje prej 10,59 për qind në krahasim me vitin 2011. Prej tyre 156.722 kanë shfrytëzuar H-DSL, 106.927 internet kabllovik, optik 7.880, përderisa 22.976 kanë qenë të kyçur përmes rrjeteve të komunikimeve publike dhe 16.877 përmes rrjeteve LAN.

Të ardhurat në tregun e komunikimeve elektronike në Maqedoni vitin e kaluar kanë arritur 22,5 miliard denarë që është zbritje për 5,26 për qind nga viti i kaluar.

Në segmentin e telefonisë fikse pjesë më të madhe ka Telekomi i Maqedonisë me 65,34 për qind, ONE me 15,44, Blizu me 8,97, Aikol 4,88 dhe Neotel 3,95.

Në telefoninë celulare T-mobile ka pjesëmarrje në treg prej 47,95 për qind, VIP 28,24 dhe ONE 23,81 për qind.

Më shumë se gjysma, përkatësisht 61,27 për qind janë pripejd shfrytëzues, përderisa postpejd janë 38,73 për qind.

Numri i shfrytëzuesve të internetit përmes rrjeteve 2G dhe 3G është rritur për 35,44 për qind dhe arrin 505.596.

Numri i shfrytëzuesve të TV shërbimeve arrin 278.140 dhe është për 10,56 për qind më shumë se në vitin 2011. Më së shumti shfrytëzojnë televizion kabllovik 172.835, ndërsa IPTV 66,541, ku është shënuar rritje më e madhe prej 65,82 për qind.

Edhe në këtë segment lider është Telekomi i Maqedonisë me 23,92 për qind, para Robit me 22,10, Blizu me 20,26 për qind dhe ONE me 13,47 për qind. sa

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *