Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 2000 kandidat për pozita drejtuese në institucionet shtetëror (VIDEO)

Mbi 2000 kandidat për pozita drejtuese në institucionet shtetëror (VIDEO)

11 Qershor – Interesim i madh është shfaqur edhe për gjashtë pozitat e këshilltarëve të kryeministrit me mesatare prej 70 kandidatë sipas pozitave, gjegjësisht mbi 400 persona.Numri më i vogël i aplikacioneve ka arritur në pozitat për shëndetësi që, sipas Gjorgjievit, është e kuptueshme pasi që për këto vende të punës janë të nevojshme kualifikime profesionale dhe të ngushta nga sfera e mjekësisë dhe menaxhmentit.

Mbi dy mijë kandidatë kanë aplikuar në thirrjen për shfaqjen e interesimit për angazhimin e personave në pozita drejtuese në administratën shtetërore që e publikoi Qeveria.

Në deklaratën për mediat të dhënë me rastin e përmbylljes së fazës së parë të zbatimit të thirrjes, zëdhënësi qeveritar, Aleksandar Gjorgjiev deklaroi se aplikacionet e arritura flasin se thirrja ka hasur në interesim të mirë dhe i ka realizuar qëllimet për transparencë të Qeverisë.Ai theksoi se në mënyrë individuale nëpër pozita ekziston interesim i shumëfishtë për të gjitha vendet e publikuara udhëheqëse që krijon bazë të fuqishme konkurrente.

Interesim më të madh ka pasur për pozitën zëvendësdrejtor në Agjencinë për tërheqjen e investimeve të huaja, si dhe për pozitat e drejtorëve në Lotarinë shtetërore, Agjencinë për të rinj dhe sport dhe Inspektoratin shtetëror. Kandidatët kanë treguar interesim edhe për kompanitë energjetike, si dhe për pozitën drejtor i “Pyjeve të Maqedonisë”.

Rreth 700 aplikacione kanë arritur për pozitat nga sfera e politikës ndërkombëtare dhe të jashtme, gjegjësisht për 19 pozita të ambasadorëve dhe tre për konsuj.

Më pas prijnë pozitat për ambasador në Beograd me 110 kandidatë të paraqitur, për Podgoricë 98, ndërsa mesatarisht nga 70 persona kanë konkurruar për konsuj të përgjithshëm në Venecie, Nju-Jork dhe Detroit.

Interesim i madh është shfaqur edhe për gjashtë pozitat e këshilltarëve të kryeministrit me mesatare prej 70 kandidatë sipas pozitave, gjegjësisht mbi 400 persona.Numri më i vogël i aplikacioneve ka arritur në pozitat për shëndetësi që, sipas Gjorgjievit, është e kuptueshme pasi që për këto vende të punës janë të nevojshme kualifikime profesionale dhe të ngushta nga sfera e mjekësisë dhe menaxhmentit.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *