Home / Lajme / Maqedoni / Mbledhja Beograd-Shkup, pa ministrat shqiptar (VIDEO)

Mbledhja Beograd-Shkup, pa ministrat shqiptar (VIDEO)

03 Qershor – Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë sot në Beograd mbajnë seancë të përbashkët, në rend dite të së cilës janë më shumë tema me interes të ndërsjellë.

Në seancë kanë marrë pjesë ministrat e resorëve përkatës, e jo përbërjet e plota qeveritare. Nga pala e Maqedonisë krahas kryeministrit Gruevski, do të jenë edhe zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski, ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme, Nikolla Poposki dhe Gordana Jankulloska, ministrat e Shëndetësisë dhe për Punë dhe Politikë Sociale, Nikolla Todorov dhe Dime Spasov, për Shoqëri Informatike Ivo Ivanovski, për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Lupço Dimovski dhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Stevo Temellkovski.

Kryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, Daçiq dhe ministrja Jankulloska kanë nënshkruar një protokoll midis dy ministrive për bashkëpunim gjatë sezonit të ardhshëm turistik, ndërsa ministri Todorov me homologen e tij Sllavica Xhukiq Dejanoviq kanë nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në sferën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore.

Abdilaqim Ademi ministri i Ambietit jetësotësor dhe planifikimit hapsinor mos pjesmarjen e ministrave shqiptrar në mbledhjen qeveritare në Beograd e ka arsyetuar jo si bojkot po përkundarazi ai e ka përshëndetur po Ademi tha se ai nuk ka pasurë kohë për shkaqe të agjendës dhe se në vend të tij ka shkuar zavendës ministri i ambietit jetësor dhe planifikimit hapsinor.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *