Home / Lajme / Maqedoni / Mbledhja e parë e komisionit për 24 dhjetorin

Mbledhja e parë e komisionit për 24 dhjetorin

14 qershor-Në përbërjen e këtij komisioni me ekspertë për çështje juridike janë pjesëmarrës edhe Lubomir Fërçkovski dhe Renata Deskovska – Trenevska të propozuar nga LSDM dhe Ilija Dimovski dhe Blagorodna Duliq të propozuar nga VMRO-DPMNE.

Komisioni anketues për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar në Maqedoni sot do të mbajë mbledhjen e parë. (Video)

Ky takim që do të mbahet në kabinetin e presidentit të vendit Gjorgje Ivanov, vjen pasi që pozita dhe opozita maqedonase të martën pas mosmarrëveshjeve disamujore arritën kompromisin për zgjedhjen e profesorit universitar Borçe Davitkovski për kryetar të komisionit anketues.

Në përbërjen e këtij komisioni me ekspertë për çështje juridike janë pjesëmarrës edhe Lubomir Fërçkovski dhe Renata Deskovska – Trenevska të propozuar nga LSDM dhe Ilija Dimovski dhe Blagorodna Duliq të propozuar nga VMRO-DPMNE.

Takimi i parë sot është paraparë të jetë në praninë e presidentit të vendit, Gjorgje Ivanov. Komisioni do të vërtetojë se gjatë ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar në Parlamentin e Maqedonisë a ka pasur shkelje të kushtetutës dhe rrënim të demokracisë. Formimi i këtij komisioni është pjesë e marrëveshjes së 1 marsit të këtij vitit të arritur në Shkup me ndërmjetësimin e evrokomisionerit për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle, që çoi në zhbllokimin e krizës politike dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Por, formimi i komisionit dhe zbardhja e ngjarjeve të 24 dhjetorit ka qenë një nga kushtet që vazhdimisht nga Komisioni Evropian është kërkuar që të plotësohet.

Ngjarjet e 24 dhjetorit në Parlamentin e Maqedonisë kanë të bëjnë me nxjerrjen e deputetëve të opozitës maqedonase nga salla e institucionit ligjvënës, për shkak të bllokimit të seancës për miratimin e projekt –buxhetit për vitin 2013. Deputetët e opozitës u nxorrën dhunshëm nga shërbimet e Parlamentit, ndërsa maxhoranca pa asnjë debat dhe duke anashkalur amendamentet e opozitës, miratoi buxhetin. (INA)

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *