Home / Lajme / Maqedoni / Me 500 euro të falsifikuara blente raki shtëpie (VIDEO)

Me 500 euro të falsifikuara blente raki shtëpie (VIDEO)

29 Qershor – Plaku I ka kthyer 300 euro kurse për pjesën tjetër janë dakorduar që t`ia jep më pas. Por blerësi “xhentlemen” nuk është kthyer më dhe shitësi I rakisë së shtëpisë, më pas ka kuptuar se banknota është e falsifikuar dhe rastin e ka paraqitur në polici, raporton Tv Koha, duke u thirur në burime policore pranë SPB-së në Tetovë.

Dy raste identike të mashtrimit me banknotë të falsifikuar janë rregjistruar brenda dy ditëve në rajone të ndryshme të Pollogut. Rasti i parë është rregjistruar në fshati Zubovcë të Gostivarit, me ç`rast, tek një person i moshuar ka trokitur një qytetarë I cili ka blerë raki shtëpië dhe I ka dhënë një banknotë prej 500 eurove. Plaku I ka kthyer 300 euro kurse për pjesën tjetër janë dakorduar që t`ia jep më pas. Por blerësi “xhentlemen” nuk është kthyer më dhe shitësi I rakisë së shtëpisë, më pas ka kuptuar se banknota është e falsifikuar dhe rastin e ka paraqitur në polici, raporton Tv Koha, duke u thirur në burime policore pranë SPB-së në Tetovë. Poashtuajse i njejti rast është rregjistruar në Tearcë, kur një qytetarë me inicialet A.J, I lindur në vitin 1938 ka denoncuar se rreth orës 12.00 në shtëpinë e tij ka ardhur një person I panjohur rreth moshës 45 vjeçare për të blerë raki shtëpie dhe I ka dhënë një banknotë prej 500 eurove. Sipas policisë, shitësi I rakisë I ka kthyer 120 euro dhe 12 mijë denarë, kurse blerësi I ka premtuar se do të kthehet më vonë për të marrë rakinë. Por pas një kohe të gjatë ai nuk është kthyer, kurse plaku ka dalur në shitoren e lagjes ku është konstatuar se banknota është e falsifikuar. Më pas ai rastin e ka paraqitur në policinë e Tearcës. Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, dyshon se bëhet fjalë për mashtrues të njejtë në të dy rastet dhe ka marrë masa për kapjen e autorit I cili ka lëshuar në qarkullim banknotë të falsifikuar prej 500 eurove, njofton Tv Koha. Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *