Home / Lajme / Maqedoni / Më pak martesa, më shumë divorce (VIDEO)

Më pak martesa, më shumë divorce (VIDEO)

7 qershor-Në numër më të madh janë bërë martesa për herë të parë edhe atë 92,6 për qind gra dhe 90,6 për qind burra. Nga numri i përgjithshëm i martesave 8,7 për qind kanë qenë martesa të bëra për herë të dytë, ndërsa 0,8 për qind për herë të tretë.

Numri i martesave të lidhura në vitin 2012 është zvogëluar për 5,1 për qind në krahasim me vitin paraprak dhe arrin 13.991 martesa, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë.

Më shumë martesa gjatë vitit janë bërë në muajin gusht, 11,8 për qind, ndërsa më pak në muajin mars 5,2 për qind.

Në numër më të madh janë bërë martesa për herë të parë edhe atë 92,6 për qind gra dhe 90,6 për qind burra. Nga numri i përgjithshëm i martesave 8,7 për qind kanë qenë martesa të bëra për herë të dytë, ndërsa 0,8 për qind për herë të tretë.

Mosha mesatare gjatë kurërëzimit parë është 25,6 vjet për nusen dhe 38,4 vjet për dhëndrin.

Numri i divorceve vitin 2012 shënon rritje prej 9,9 për qind në krahasim me vitin 2011 dhe arrin 1.926 divorce.

Më pak çifte gjatë vitit janë divorcuar në gusht edhe atë 3,2 për qind, ndërsa në prill 10,7 për qind.

Sipas moshës së bashkëshortes, numër më të madh të divorceve ose 20,9 për qind, janë martuar në grupmoshën prej 30 deri në 34 vjet, ndërsa për bashkëshortin në të njëjtën grupmoshë, por me pjesëmarrje preh 18,9 për qind.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *