Home / Lajme / Maqedoni / Memorandum për projektin ‘Përmirësim i kapaciteteve për hetime financiare’

Memorandum për projektin ‘Përmirësim i kapaciteteve për hetime financiare’

25 qershor-Qëllimi i projektit është përforcimi i kapaciteteve të prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë dhe Drejtorisë për polici financiare për shfrytëzim efikas të teknikave dhe kapaciteteve hetuese financiare për ndjekjen dhe kthimi i mjeteve dhe të të ardhurave të fituara me kriminal.

Ambasada e Britanisë së Madhe, Drejtoria për Polici Financiare dhe Shoqata e Prokurorëve Publikë në Republikën e Maqedonisë sot do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim për zbatimin e projektit “Përmirësim i kapaciteteve për hetimet financiare”.

Projektin do ta udhëheqin Drejtoria për Polici Financiare dhe Shoqata e Prokurorëve Publikë në Republikën e Maqedonisë.

Qëllimi i projektit është përforcimi i kapaciteteve të prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë dhe Drejtorisë për polici financiare për shfrytëzim efikas të teknikave dhe kapaciteteve hetuese financiare për ndjekjen dhe kthimi i mjeteve dhe të të ardhurave të fituara me kriminal.

Projekti është në pajtim me konceptin e ri të Ligjit për procedurë penale ku Drejtoria për polici financiare është paraparë të bëhet pjesë e Policisë gjyqësore të kryesuar nga prokurori publik

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *