Home / Sport / Mesi kalon Maradonën në miqësoren me Guatemalën

Mesi kalon Maradonën në miqësoren me Guatemalën

Lionel Mesi nuk ka treguar shenjat e dëmtimit në miqësoren që përfaqësuesja e Argjentinës luajti përballë Guatemalës. Talenti argjentinas ishte autor i 3 golave në suksesin 4-0 të përfaqësues të vendit të tij, në një miqësore që e luajti vetëm që shokët e skuadrës të përfitonin një bonus prej 500 mijë dollarësh.

Futbollisti që ishte lënë në stolin e rezervave në dy ndeshjet e mëparshme të Argjentinës, shënoi golin e parë me një gjuajtje perfekte nga distanca, ndërsa në fundin e pjesës së parë rezultati u dyfishua kur ai pasoi për Augusto Fernandez që gjeti rrjetën.
Në fillimin e pjesës së dytë, Mesi fitoi një penallti që transformoi saktësisht po vetë, duke barazuar Diego Maradonën në shifrën e 34 golave me fanellën e kombëtares së Argjentinës. Pak minuta më vonë, ai shënoi edhe golin e tretë personal të sfidës, atë që vulosi rezultatin 4-0, duke u larguar më pas nga fusha e lojës i duartrokitur, duke qenë i ndërgjegjshëm se që tani ka kaluar Diego Maradonën.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *