Home / Sport / Mesi: Neimar do të shkëlqejë te Barça!

Mesi: Neimar do të shkëlqejë te Barça!

Lionel Mesi duket se është mjaft entuziast për faktin se shumë shpejt do të luajë përkrah Neimar, për të cilin mendon se do të jetë i shkëlqyer edhe në radhët e katalanasve. Argjentinasi dhe braziliani janë mes futbollistëve më të mirë në botë për momentin dhe krijimi i kësaj dyshe fantastike ka bërë që të gjithë të presin me padurim fillimin e sezonit të ri për t’i parë bashkë.

“Mbërritja e Neimar është fantastike për ne dhe vetëm mund të na bëjë një skuadër më të mirë. Ai është një lojtar i madh që do të na japë shumë gjëra si skuadër, ndaj pres me padurim që të luaj përkrah tij. Shpresojmë që të vazhdojë të bëjë te Barça atë që ka treguar deri tani në Brazil”, deklaroi argjentinasi për atë që do të jetë partneri i tij në radhët e skuadrës katalanase.
“Pleshti” më pas ka folur për atë që ishte ëndrra e çdo argjentinasi, Kupën e Botës, duke theksuar se kombëtarja e Argjentinës nuk kishte arritur ende maksimumin e potencialit të saj, por ishte në rrugën e duhur.
“Do të ishte një ëndërr për të gjithë argjentinasit po të fitonim Kupën e Botës 2014. Ka mbetur edhe një vit deri në fillimin e aktivitetit ndaj duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi. Jemi në rrugën e duhur, por ka ende shumë gjëra që duhen përmirësuar”, theksoi lojtari që tashmë mban edhe shiritin e kapitenit te kjo përfaqësuese.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *