Home / Lajme / Maqedoni / Milloshovski: Besimi të jep dorëhiqje!

Milloshovski: Besimi të jep dorëhiqje!

27 qershor-Sipas tij, Besimi ka për detyrë të alarmojë në rast se ndonjë nga institucionet ka ngecur në realizimin e rezultateve në planin e reformave, sepse në të kundërtën vlerësimet e tij janë paushalle dhe se me këtë ai dëshiron që të jetë politikan i pëlqyer tek një publik i caktuar

Ish-ministri i jashtëm i Maqedonisë dhe deputet aktual i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshovski ka kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit për evrointegrime, Fatmir Besimi, nëse siç tha ai Besimi vlerëson se nuk mund të bashkërendoj procesin e afrimit të vendit drejt BE-së.

“Zëvendëskryeministri Besimi duhet të mendoj dhe personalisht të marrë përgjegjësi dhe të jap dorëheqje. Në rast se ndonjë institucion ka bërë lëshime në procesin e afrimit në BE, atëherë zëvendëskryeministri Besimi është përgjegjës për këtë process, për shkak se ai personalisht duhet të marrë përgjegjësi, se përse nuk ka reaguar në kohë dhe ndoshta duhet të mendoj për dorëheqjen, nëse mendon se nuk mund të bashkrendoj procesin”, theksoi Milloshoski. Reagimi i tij vjen pasi që zëvendëskryeministri Besimi dje deklaroi se institucionet e vendit janë përgjegjëse për shkak të mosmarrjes së datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në takimin e këshillit të ministrave të BE-së.

Sipas tij, Besimi ka për detyrë të alarmojë në rast se ndonjë nga institucionet ka ngecur në realizimin e rezultateve në planin e reformave, sepse në të kundërtën vlerësimet e tij janë paushalle dhe se me këtë ai dëshiron që të jetë politikan i pëlqyer tek një publik i caktuar

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *