Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Todorov kundër martesave homoseksuale (VIDEO)

Ministri Todorov kundër martesave homoseksuale (VIDEO)

06 Qershor – Minsitri i shëndetësisë Nikolla Todorov në fjalën e tij përmbyllëse, pas debatit të ashpër gjashtëorësh ndërmjet përfaqësuesve të sektorit joqeveritar dhe deputetëve, kërkoi nga të pranishmit të deklarohen se a janë për martesa të gjinisë së njëjtë dhe kategorikisht disa herë përsëriti se ai është kundër kësaj.

Çështja e të drejtave të homoseksualëve dhe ato që kanë të bëjnë me martesat e gjinisë së njëjtë u diskutua në debatin e djeshëm publik për propozimligjin për ndërprerje të shtatëzënisë, që u mbajt në mbledhjen e Komisionit kuvendor për shëndetësi, me qëllim që të dëgjohen mendimet e organizatave joqeveritare dhe të qytetarëve që organizuan një sërë protestash kundër këtij propozimi të Ministrisë për shëndetësi.
Siç njofton portali Plusinfo, Minsitri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, në fjalën e tij përmbyllëse, pas debatit të ashpër gjashtëorësh ndërmjet përfaqësuesve të sektorit joqeveritar dhe deputetëve, kërkoi nga të pranishmit të deklarohen se a janë për martesa të gjinisë së njëjtë dhe kategorikisht disa herë përsëriti se ai është kundër kësaj.
“Dua ju t’më përgjigjeni se a jeni për martesa homoseksuale. Çdonjëri prej jush që vini nga organizatat joqeveritare dua t’më tregoni se a i përkrahni ato. Unë do t’u tregoj, unë nuk jam për martesa homoseksuale. Nikolla Todorov, është kundër martesave të gjinisë së njëjtë – tha ministri Todorov.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *