Home / Lajme / Maqedoni / Minjon: Të vazhdoj implementimi i Marrëveshjes së Ohrit

Minjon: Të vazhdoj implementimi i Marrëveshjes së Ohrit

11 qershor-“Reformat në lëmin e gjyqësorit duhet të vazhdojnë. Duhet të përforcohet karakteri i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, me qëllim të rritjes së besimit të qytetarëve ndaj tyre”, theksoi kryetari i AP të KiE.

Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE), Zhan Klond Minjon ka kërkuar vazhdimin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni.

Ai këtë e nënvizoi në fjalimin e tij në Parlamentin e Maqedonisë, ku veç tjerash përmendi nevojën e zhvillimit të dialogut politik midis spektrit politik vendor, zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit në Parlamentin e Maqedonisë dhe plotësimin e marrëveshjes së marsit të këtij viti të arritur midis pozitës dhe opozitës maqedonase me ndërmjetësimin e evrokomisionerit për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle për vazhdimin e dialogut konstruktiv në kuadër të institucioneve vendore.
“Duhet të vazhdohet me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit për tu siguruar pjesëmarrja e plotë në jetën publike të të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në këtë vend, sidomos atyre bashkësive etnike që krijojnë mirëbesimin dhe konstruktivitetin midis bashkësive, duke pasur si qëllim të përbashkët integrimin evropian”, deklaroi Minjon.
Ai nënvizoi nevojën e pluralizmit të mediave, krijimin e kushteve për një ambient më të përshtatshëm për punën e gazetarëve si dhe funksionimin e shoqërisë demokratike.
“Reformat në lëmin e gjyqësorit duhet të vazhdojnë. Duhet të përforcohet karakteri i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, me qëllim të rritjes së besimit të qytetarëve ndaj tyre”, theksoi kryetari i AP të KiE.
Ai theksoi se vendi duhet të ketë parasysh prioritetet kryesore për afrim drejt institucioneve evropiane. Minjon në mënyrë indirekte ka përmendur edhe marrëdhëniet me vendet fqinje, duke nënvizuar kontestin e emrit dhe marrëdhëniet me Bullgarinë, për shkak të kontesteve me historinë dhe çështjet e tjera të hapura.
“Disaherë fqinjët nuk kanë sukses për tu dakorduar për të gjitha çështjet. Megjithatë, emocionet ndonjëherë mbizotërojnë mbi arsyen dhe atëherë komplikohet ndërtimi i marrëdhënieve fqinjësore. Por unë jam i bindur se një dialog i sinqertë dhe respektimi i ndërsjellët janë të pashmangshme dhe me këtë të ecet përpara. Përgjegjësia është e ndarë dhe duhet të kërkohet kompromisi”, ka theksuar Minjon.
Ai ka theksuar se në procesin e post- monitorimit të dialogut nga KiE, mund të konstatohet disa arritje dhe përmbushje të reformave në planin e integrimit të vendit në BE. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *