Home / Sport / Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng

Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng

Stefan El Sharaui dhe Kevin Prins Boateng, nga sezoni i ardhshëm mund të veshin fanellën e Monako, një skuadër e cila po afron lojtarë shumë cilësorë. Drejtuesit e klubit francez kanë bërë një ofertë të cilën Milani vështirë se do ta refuzojë, pasi kanë vënë përpara drejtuesve kuqezinj 60 milion euro për të dy futbollistët.

Milani është gati të shesë futbollistët, duke ndjekur të njëjtën ide me vitin e kaluar kur largoi Tiago Silva dhe Ibrahimoviç, ndaj edhe El Sharaui e Boateng mund të sakrifikohen për të mbushur arkat e klubit e për të përdorur këto para për të marrë lojtarë të tjerë të rinj të talentuar. Për më tepër, Monako ka shprehur pëlqimin edhe për Niang, duke bërë të qartë se është gati të bëjë një ofertë të rëndësishme edhe për francezin në ditët në vazhdim.
Kuptohet që për të realizuar një transferim të tillë duhet marrë edhe pëlqimi i lojtarëve, ndaj Milan ka autorizuar Monakon të fillojë bisedimet me përfaqësuesit e tyre për të arritur një akord të kënaqshëm ekonomik.
Me këto para, Milani do të sigurojë fillimisht blerjen e Tevez nga Mançester Siti si dhe Diamanti nga Bolonja, për të ndërtuar ekipin e ardhshëm përreth këtij rreshtimi të ri me dy sulmues e një fantazist pas krahëve të tyre.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *