Home / Sport / Murdok mendon për një Kupë Kampionesh në verë

Murdok mendon për një Kupë Kampionesh në verë

Rupert Murdok, pronari i shumë rrjeteve televizive ndërkombëtare, po planifikon që të ndërtojë një turne futbolli shumë ambicioz, një lloj Kupe Kampionesh me vetëm 16 skuadra evropiane, që do të luanin në të gjithë botën, gjatë verës.

Ideja e tij është që të bëjë një turne “botëror” me skuadrat elitare evropiane, gjatë periudhës kur klubet zakonisht janë pushim, duke i dërguar ata të luajnë në Los Anxhelos, Shangai apo Moskë.
Ndeshjet do të transmetohen nga platforma televizive që ai zotëron, “Sky”, me idenë që ta kthejë këtë aktivitet në një lloj sistemi si ai i Formula 1, ku skuadrat më të mira shkojnë në stadiumet më të njohura në botë.
Prova e përgjithshme e këtij aktiviteti është pikërisht “Guinness International Cup”, aktiviteti që do të organizohet gjatë kësaj vere me 8 skuadra mes të cilave Milan, Çelsi, Real Madrid, Juventus dhe LA Galaksi, ku ndeshjet do të zhvillohen në Evropë, ndërsa finalja në gusht në Majemi.
Sipas mediave të ndryshme, Murdok shpreson që të shkëpusë skuadrat elitare nga ndikimi i UEFA-s, fillimisht me këtë turne, për të bërë pastaj të mundur zhvillimin e një Lige Kampionesh të mirëfilltë të shpërndarë në të gjithë vitin. Por Mishel Platini duket se ka nuhatur gjithçka, pasi ka firmosur një marrëveshje me Shoqatën e Klubeve Evropiane, që përfaqëson 137 prej skuadrave më të njohura të kontinentit, duke garantuar prej tyre pjesëmarrjen ekskluzivisht në aktivitetet e UEFA-s deri në vitin 2018.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *