Home / Sport / Murinjo, prezantim pa shumë polemika

Murinjo, prezantim pa shumë polemika

Zhoze Murinjo ka zhvilluar sot konferencën e tij të parë për shtyp që pas firmës me Çelsin duke u bërë trajneri i kësaj skuadre. Në praninë e më shumë se 250 gazetarëve, trajneri portugez ka komentuar këtë kthim si një nga momentet më të lumtura të jetës së tij.

“Tani mund të më quani “i lumturi”. Duhet ta dini që raporti mes meje dhe Abramoviç nuk është prishur asnjëherë dhe në vitin 2007 nuk u shkarkova nga detyra. Ishte një vendim i përbashkët për të cilin nuk kam pishman. Më pas unë shkova te Inter ku përjetova momentin më të bukur të karrierës time si dhe te Reali ku theva rekordet e futbollit spanjoll. Edhe Çelsi gjithashtu nuk ia kaloi keq, pasi fitoi trofe dhe u shpall Kampione Evrope. Unë vazhdoj të jem i njëjti person, por kam mësuar nga eksperiencat e mëparshme. Vij këtu sepse mendoj se është e mundur që të bëhet edhe më mirë se herën e parë”, tha trajneri që me Çelsin në vitit 2004-2007 ka fituar 6 trofe.
Kuptohet që konferenca ka përfunduar me pyetjet e pashmangshme për debatin me Iker Kasijas si dhe mënyrën se si portugezi interpretonte fjalët e Iniestas, i cili tha për të se kishte dëmtuar rëndë futbollin spanjoll.
“Unë kam bërë zgjedhje profesionale në bazë të meritokracisë, sepse kështu mund të flija rehat gjumë gjatë natës. Edhe këtu nuk do të ketë privilegje për askënd, as për ata lojtarë që kanë mbetur nga eksperienca ime e parë. Inesta tha se jam e keqja e futbollit spanjoll? Po, kam dëmtuar futbollin spanjoll duke ndërprerë dominimin pa fund të Barcelonës. Kam fituar finalen e Kupës ndaj Barcelonës, kam fituar Superkupën ndaj Barcelonës, kam fituar në fushën e Barcelonës, kam fituar edhe kampionatin e rekordeve ndaj Barcelonës, me 100 pikë e 121 gola. Ky ka qenë dëmi që kam bërë unë”, ishte kundërpërgjigja e portugezit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *