Home / Lajme / Maqedoni / Muzika e lartë në lokale, policia paralajmëron aktivitete shtesë (VIDEO)

Muzika e lartë në lokale, policia paralajmëron aktivitete shtesë (VIDEO)

Tetovë, 10 Qershor – Në këtë periudhë të vitit në lokalet e rajonit të Pollogut vërehet lëvizje më e madhe, para se gjithash në taverna dhe diskoteka, sidomos pas fillimit të pushimit veror do të shtohet prania e të rrinjëve në orët e mbrëmjes nëpër këto lokale.

Me këtë, nëpër shumë kafiteri organizohen ahengje të ndryshme ku lëshohet muzikë me zë të lartë, e cila shqetëson banorët nëpër ndërtesa dhe që jetojnë afër. Së këndejmi, Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, sërish apelon tek pronarët e këtyre lokaleve afarsite, kafiterive dhe diskotekave, që të kenë kujdes me lëshimin e muzikës me zë të lartë . “Në të kundërtën nëse nuk respektohen ligjet në fuqi, pronarët do të kenë pronarët e këtyre lokaleve do të përballen me dënime prej 500 deri në 1000 euro dhe prej 200 deri në 500 euro për personin përgjegjës. Nëse bëhet fjalë për tregtar individual dënimi është prej 500-800 euro, nëse i njejti nuk ka marrë masa konkrete që të pengojë prishjen e rendit dhe qetësisë pubblike”, thuhet në një komunikatë të këshuar nga Policia e Tetovës. Më tej në komunikatë thuhet se, SPB-ja e Tetovës, apelon tek përgjegjësit e lokaleve, që të mos lejojnë praninë e të rinjëve në lokal pas orës 24.00 dhe të mos shërbejnë alkool sepse atëherë dënimet janë më të larta. Krahas dënimit për lokalin poashtu do të dënihen edhe prindërit e fëmijëve të cilët do të takohen në objekt, kurse dënimi është prej 600 deri në 800 euro. Për shkak të shërbimit të alkoolit për adoloshentët, afaristët mund që të ndiqen edhe penalisht. “Gjatë ditëve në vijim, SPB-ja e Tetovës, do të intenstifikojë kontrollet nëpër objektet hotelerike dhe të gjitha parregullistë që do të hasen në mënyrë adekuate do të sanksionohen, në funskion të eliminimit të të njejtave. Gjatë vitit të kaluar në rajonine Tetovës, janë rregjistruar 11 prishje të rendit dhe të qetësisë publike për shkak të lëshimit të muzikës me zë të lartë, prej të cilëve 6 në Tetovë dhe 5 në Gostivar. Këtë vit në Tetovë prishje të qetësisë të kësaj kategorie janë rregjistruar 4 në Tetovë, kurse në Gostivar nuk është rregjistruar asnjë rast”, theksohet në një komunikatë të lëshuar nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, njofton Televizioni Koha.

Poashtu gjatë ditës së hënë, në stacionin policor në Tetovë është mbajtur një takim me pronarët e lokaleve afarsite, kafeneve dhe diskotekave, të cilët do të njihen me dënimet që i presin nëse nuk respektojnë ligjet për lëshim me zë të lartë të muzikës dhe nëse u shërbejnë alkool të rinjëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *