Home / Sport / Napoli heq Xhemajlin nga tregu: Nuk preket!

Napoli heq Xhemajlin nga tregu: Nuk preket!

Skuadra e Napolit ka ndërhyrë menjëherë për të shuar që në fillim zërat për transferimin e Blerim Xhemajlit drejt një skuadre tjetër. Mesfushori me origjinë shqiptare ka treguar vlerat e tij sidomos në pjesën e dytë të sezonit, duke shtuar interesimin rreth tij nga klube të tjera, ku përmendeshin shpesh ato të Milanos.

Por drejtuesit e Napolit kanë përgënjeshtruar menjëherë mundësin e largimit të tij, falë një lajmërimi të përhapur nëpërmjet adresës zyrtare të Twitter të këtij klubi.
“Napoli përgënjeshtron të ketë përfshirë ndonjëherë Xhemajlin në çfarëdo lloj marrëveshje transferimi, pavarësisht asaj që raportohet në mediat sportive. Linja jonë e veprimit nuk është të reagojmë për spekulime të merkatos, por një lajm i tillë ka shqetësuar tifozët e skuadrës”, shkruhej në këtë reagim mjaft të veçantë të klubit italian.
Sipas mediave italiane, Xhemajli do të jetë pjesë e rëndësishme e planeve të Rafael Benitez në drejtimin e kësaj skuadre, pasi ai mendon se mesfushori mund të shkëlqejë në këtë sezon me llojin e futbollit që aplikon spanjolli.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *