Home / Sport / Natë sulmuesish në eliminatoret e Amerikës Latine

Natë sulmuesish në eliminatoret e Amerikës Latine

Radamel Falkao, Aleksis Sançez, Serxhio Aguero dhe Edinson Kavani gjetën të gjithë rrugën e rrjetës në natën kur Kolumbia ngushtoi diferencën me Argjentinën, Kili siguroi fitoren e dytë radhazi dhe Uruguai ringjalli shpresat për një kualifikim në Botërorin 2014.

Penalltia e Falkaos ishte ajo që udhëhoqi Kolumbinë drejt suksesit 2-0 ndaj Perusë, duke afruar këtë skuadër vetëm 3 pikë larg Argjentinës që kryeson grupin e Amerikës Latine.
Edinson Kavani ishte po aq efektiv, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes në suksesin 1-0 të Uruguait ndaj Venezuelës, që çoi gjysmëfinalistët e Botërorit 2010 në vendin e pestë në grup, që për momentin i garanton pjesëmarrjen në play-off.
Ndërkohë, Kili përfitoi nga ringjallja e Aleksis Sançez dhe kthimi pak 8 vitesh në përfaqësuese i Klaudio Pizarro, për të fituar 3-1 ndaj Bolivisë dhe për të përforcuar pozitat në vendin e katërt në grup.
Në barazim 1- përfundoi ndeshja mes Ekuadorit dhe Argjentinës në Kuito, ku Lionel Mesi u aktivizua vetëm në pjesën e dytë, por pa arritur të bëjë diferencën. Duhet theksuar se Argjentina kaloi e para në avantazh me Agueron, ndërsa vendasit nuk mundën të shënonin më shumë se një gol ndonëse realizuan shumë goditje nga këndi apo goditje dënimi pranë zonës kundërshtare në këtë sfidë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *