Home / Sport / Navas firmos zyrtarisht për Sitin

Navas firmos zyrtarisht për Sitin

Mançester Siti ka konfirmuar se ka firmosur me mesfushorin spanjoll Hesus Navas, duke e prezantuar atë si blerjen e re. 27 vjeçari ka kryer vizitat mjekësore në një spital të Nju Jorkut, ku gjendet aktualisht me kombëtaren e Spanjës, ndërsa ka hedhur firmën në kontratën katërvjeçare.

Futbollisti u ble për 14.9 milion paund nga Sevilja, ndërsa pritet që të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës në sezonin në vijim, kur drejtimin e saj do ta marrë Manuel Pelegrini.
“Ky është një projekt mjaft entuziazmues dhe momenti i duhur për të bërë këtë hap. Jam shumë i lumtur me mundësinë që mu dha dhe vendimin që u mor. Futbolli anglez është një turne ku luhet shumë shpejt dhe përshtatet me konceptin tim të kësaj loje”, tha lojtari që u bë blerja e dytë e madhe e këtij sezoni pas Fernandinjo, i cili u mor nga Shakhtar Donetsk për rreth 30 milion paund.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *