Home / Lajme / Maqedoni / Ndërroi jetë polici që tentoi të vetëvritet (VIDEO)

Ndërroi jetë polici që tentoi të vetëvritet (VIDEO)

Tetovë, 12 Qershor – Ka ndërruar jetë 33 vjeçari me inicialet B.A. nga fshati Poroj i Tetovës, i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si pasojë e plagëve të marra në kokë nga tentativa e tij e vetëvrasjes disa ditë më parë.

Sipas të dhënave të policisë, 33 vjeçari ishte dërguar në spitalin e Tetovës që prej të hënës, dhe për shkak të plagës së rëndë në kokë, u transferua në klinikën e Shkupit. “Ekipet e SPB-së në Tetovë, gjykatësi hetues dhe prokurori publik që hetuan vendin e ngjarjes, gjetën pistoletën CZ me të cilën është kryer vetëvrasja. Sipas dëshmive të të afërmve, punonjësi i ministrisë së Brendshme me inicialet B.A vuante kohët e fundit nga probleme depresioni, madje kishte tentuar edhe një herë më parë vetëvrasjen.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës Marjan Josifovski konfirmoi se personi i vetëvrarë ka qenë punonjës policie, dhe për aktin e tij vazhdon ende hetimi. Por kjo nuk është vrasja e parë në luginën e Pollogut. Gjatë 3 viteve të fundit, ky fenomen ka shënuar rritje, pa bërë dallime si në radhët e banorëve të thjeshtë, ashtu edhe në radhët e policisë. Studimet flasin se faktor i tyre është puna plot stres e punonjësve të policisë, problemet familjare por edhe borxhet në këtë krizë ekonomike. Departamentet e policisë në shtetet perëndimore, e trajtojnë prej vitesh këtë fenomen, duke ofruar konsulenca psikologësh që kontrollojnë në vazhdimësi gjendjen mendore të punonjësve të policisë. Në Maqedoni, që nga pavarësimi i saj janë shënuar dhjetëra vetëvrasje pjesëtarësh policie. Vetëm në Pollog, që nga 2010 numërohen 3 policë të vetëvrarë, konfirmojnë nga Policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *