Home / Lajme / Maqedoni / Ndriçohet ura e portave të Drinit të Zi

Ndriçohet ura e portave të Drinit të Zi

Strugë, 30 Qershor – Një projekt i qëlluar për ti dhënë pamje më të bukur Strugës në orët e mbrëmjes është realizuar tek ura e portave të shkarkimit të Liqenit të Ohrit-në derdhjen e Drinit të Zi (burimi i Drinit të Zi), duke e ndriçuar atë me një sistem shumëngjyrësh, sipas idesë së ing. Bledar Xhila, realizuar nga Kompania “Texhi”.

Inaugurimin dhe përurimin solemn e bëri mbrëmë kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e kabinetit të tij, të Kompanisë “Texhi” dhe qytetar të Strugës dhe mysafir që aktualisht qëndrojnë në Strugë.

Në fjalën e rastit, para të pranishmëve, kryetari i komunës së Strugës Ziadin Sela, bëri të ditur për opinionin lidhur me opstrukcionet që i bëhen komunës së Strugës nga ana e pushtetit qendror për të penguar funksionimin normal të komunës që ai drejton.

Ziadin Sela mes tjerash me këtë rast tha:”Ky projekt është vetëm fillimi sepse në harkun kohor prej një viti do të ndriçohet e gjithë rrjedha e Drinit deri në dalje të qytetit të Strugës. Në këto tre muaj janë bërë shumë punë të mira nga ana e komunës së Strugës, por nga ana tjetër ka një raport të keq sa i përket komunës me Qeverinë. Në këtë tremujor na janë marrë 300 mijë euro nga buxheti, ndërsa Ohrit, imagjinoni absurdin i janë dhënë tre million euro nga buxheti i shtetit për një borxh të përbashkët të Ohrit dhe Strugës. Kjo sonte është dëshmia më e mirë se sado që të përpiqen të na pengojnë ne të gjithëve si ekip, që Strugën ta shndërrojmë në një qytet të bukur dhe atraktiv për turizmin, ata nuk do t’i arrijnë. Ne do të dimë edhe me iniciativat tona Strugën ta bëjmë të bukur dhe tërheqëse për turizmin”- theksoi Ziadin Sela, pasi e shtypi tastën e çelësit të ndriçimit shumëngjyrësh alternative të dredhjes së ujërave të Liqenit të Ohrit në Drinin e Zi. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *