Home / Lajme / Maqedoni / Në konferencën Rotari në Ohër është miratuar rezoluta për përkrahjen e paqes dhe prosperitetit në Ballkan

Në konferencën Rotari në Ohër është miratuar rezoluta për përkrahjen e paqes dhe prosperitetit në Ballkan

16 qershor-“Mendoj se është dëm që punët nuk lëvizin përpara. Unë jam kritik ekstrem pas kësaj çështje, veçanërisht ndaj vendeve anëtare të BE-së të cilat duhet të bëjnë presion ndaj partnerëve të tyre, veçanërisht ndaj Greqisë që të ecin punët përpara. Vlerësoj se situata e tanishme nuk është e drejtë për Maqedoninë e cila është e vlefshme jo vetëm si vend në hartë, por në përgjithësi”, deklaroi Busek.

Në Ballkan duhet të shikohet përmes prizmit të së ardhmes, jo të së kaluarës, i domosdoshëm është integrimi i tërësishëm nga Bashkimi Evropian dhe rritje më të shpejtë ekonomike dhe zhvillim më dinamik ekonomik. Këto janë përfundimet e konferencës rajonale Rotari që u mbajt në Ohër me temën “E ardhmja e rajonit” në të cilën morën pjesë rreth 250 rotacionerë” nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Serbia, Turqia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia, si dhe anëtarë të renomuar dhe ekspertë nga bota. Rotarianët miratuan edhe rezolutë të shkurtër për përkrahje të paqes dhe prosperitetit të Ballkanit.

Pjesëmarrësit e konferencës vlerësojnë se Ballkanit i nevojiten liderë të cilët shohin nga e ardhmja dhe se procesi eurointegrues duhet të përshpejtohet. Sipas tyre, rritja më e shpejtë ekonomike dhe zhvillimi ekonomik më dinamik i Ballkanit do të arrihet përmes përforcimit të bashkëpunimit rajonal, si në atë institucional, ashtu edhe në fushën e transportit, energjetikës dhe mjedisit jetësor.

“Për herë të parë në historinë tyre të lashtë me mijëra vite njerëzit dhe popujt e Ballkanit e kanë mundësinë të jenë arkitektë personal, përkatësisht vetë t’i formojnë shtetet, marrëdhëniet e tyre bilaterale, si dhe integrimin në rajonin e BE-së”, theksoi kryetari i mbledhjes së 62-të të Kuvendit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ,Sërgjan Kerim në hapjen e konferencës Rotari.

Si rezultat i pranisë së NATO-s, ai nënvizoi se gjendja e sigurisë në Ballkan dukshëm është përmirësuar.

Procesi i integrimit të Ballkanit në sistemin sigurues të NATO-s dhe anëtarësimi i njëpasnjëshëm në BE për të gjitha vnedet e rajonit, sipas tij, me siguri plotësisht do t’i zvogëlojë të gjitha franksionet dhe tensionet e mundshme.

Ish kordinatori i paktit për stabilitet, Erhard Busek konsideron se bashkësia ndërkombëtare nuk është e drejtë ndaj Maqedonisë e cila një kohë të gjatë po qëndron para portave të BE-së dhe NATO-s.

“Mendoj se është dëm që punët nuk lëvizin përpara. Unë jam kritik ekstrem pas kësaj çështje, veçanërisht ndaj vendeve anëtare të BE-së të cilat duhet të bëjnë presion ndaj partnerëve të tyre, veçanërisht ndaj Greqisë që të ecin punët përpara. Vlerësoj se situata e tanishme nuk është e drejtë për Maqedoninë e cila është e vlefshme jo vetëm si vend në hartë, por në përgjithësi”, deklaroi Busek.

Ish ambasadori i SHBA-së në Maqedoni dhe profesor aktual në Universitetin në Denver, Kristofer Hill tha se është i frustruar nga eurointegrimet e ngadalshme dhe situata në të cilën gjendet Maqedonia. Ai nënvizoi se është shumë e rëndësishme që vendi të integrohet në strukturat ndërkombëtare, sepse frustrimet të cilat ekzistojnë te qytetarët mund të thellohen në ndjenja negative nga integrimi euroatlantik.

Problemin të cilin e ka Maqedonia, sipas tij, nëse shihet në mënyrë globale nuk është i madh, por pret qasje më aktive nga Uashingtoni dhe BE-ja në zgjidhjen e tij.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *