Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni zëra për zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

Në Maqedoni zëra për zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

08 Qershor – Në Maqedoni po kalkulohet mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Debatet po zhvillohen në qarqet politike, ndërsa si nismëtare për të realizuar skenarin që do të çoj drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është VMRO-DPMNE. Nga kjo parti nuk kanë dashur të komentojnë zërat për zgjedhje të parakohshme, por nënvizojnë se jam të gatshëm të ballafaqohen në zgjedhje, sido që të jenë ato.Skenari për zgjedhjet e parakohshme mund të lansohet menjëherë pas Samitit të BE që do të mbahet në fund të këtij muaji, ku Maqedonia sërish pritet të humb shansin për të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.Zërat për zgjedhjet e parakohshme janë më të theksuara edhe në kampin opozitar. Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) kohë më parë theksoi se ekziston mundësia e këtyre zgjedhjeve dhe se kjo frymë po imponohet nga ana e partisë më të madhe maqedonase në pushtet.“Konstelacioni i raporteve midis partive të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI si dhe antagonizmat antiamerikane në mediat proqeveritare si dhe pozicioni karshi BE-së, na rikujton vitin 2008 dhe 2011 dhe kjo na jep të drejtën për të besuar se pushteti po përgadit terren për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka theksuar një muaj më parë sekretari i deritanishëm i LSDM, Andrej Petrov.Zërat për zgjedhje të parakohshme parlamentare janë pjesë e debatit edhe brenda partive shqiptare, por ato presin sinjale që vendimi është tek VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski se a do të shkojë vendi drejt këtyre zgjedhjeve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *