Home / Lajme / Botë / Ne Stamboll mbi 1000 te lenduar

Ne Stamboll mbi 1000 te lenduar

Stamboll 02 Qershor – Mbi 1000 të plagosur në Stamboll, Erdogan kërkon falje.

Prej ditës së premte Stambolli është në revoltë, ato që u nisën si manifestime të qeta përfunduan në përleshje të dhunshme mes turmës dhe policisë. Aq sa kjo e fundit ka përdorur gaz lotsjellës. Përleshjet kanë shkaktuar mbi një mijë viktima, ndërsa katër persona kanë humbur shikimin. Pas kësaj kryeministri Erdogan ka kërkuar falje për dhunën.

Manifestimet nisën kundër vendimit për të prerë rreth 600 pemë në parkun Gezi, në qendër të qytetit, për të ndërtuar aty një qendër tregtare. Përleshjet kanë nisur fillimisht gjatë ditës së djeshme kur policia kishte shkuar në mëngjes herët dhe i kishte dashur t’i largonte me dhunë manifestuesit. Më pas situata ka degjeneruar. Policia është përleshur me manifestuesit duke u hedhur gaz lotsjellës dhe sprej me spec djegës, transmeton NOA.

Sipas të dhënave mësohet se të plagosurit janë më shumë se një mijë. Demonstruesit e goditur me shkopa gome ose që janë verbuar nga gazi lotsjellës kanë transformuar rrugët në fushë betejë. Katër prej manifestuesve kanë humbur shikimin, ndërsa katër të tjerë po kurohen për frakturë në kafkë. Në rrjetet sociale janë shumëfishuar mesazhet e solidaritetit kundër qeverisë.

Kryeministri Recep Tayip Erdogan ka pranuar se ka patur një teprim me dhunën nga ana e policisë, si dhe ka lajmëruar nisjen e një hetimi për forcat e sigurisë dhe në mënyrë të veçantë për përdorimin me tepri të gazit lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Akuza e Amnesty International është pranuar edhe nga Erdogan. “Ka patur një gabim në përdorimin e gazit nga ana e policisë. Kam urdhëruar ministrinë e Brendshme të hetojë”, ka thënë Erdogan. Ndërsa presidenti Gul ka ndërhyrë gjithashtu për t’i dhënë fund përleshjeve.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *