Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë promovohet libri i James Petifer (VIDEO)

Në Tetovë promovohet libri i James Petifer (VIDEO)

Tetovë, 05 Qershor – Është promovuar në Tetovë libri më i ri i mikut të shqiptarëve Xhems Petifer, i titulluar “Ushtria Çlirimtare e Kosovës – nga një luftë e fshehtë në një kryengritje të Ballkanit 1948-2001”.

Ai në këtë libër sipas recenzentëve dhe folësve gjatë promovimit të këtij sjell detaje rreth lëvizjeve të shqiptarëve të cilët deri më tash nuk kanë qenë të njohura për shqiptarët. Recenzenti Blerim Reka, u shpreh se libri është një përgjigje adekuate ndaj akuzave që u bëhen këtyre ditëve ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se lufta ishte e drejtë, çiltër dhe për të mbrojtur pragun e shtëpisë. “Ky libër është një përgjigje adekuate ndaj akuzave që u bëhen ushtarëve të UÇK-së se shqiptarët nuk ishin pushtues, nuk luftuan në Beograd, Nish apo në Sërbi, por ata mbrojtën pragun e tyre, shtëpitë e tyre dhe se lufta ishte e drejtë dhe e pastër” tha Reka. Ndërkaq, nikoqirja e promovimit të këtij libri, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, u shpreh se komuna e Tetovës gjithmonë do të ëprkrah ngjarjet kulturore që kanë të bëjnë me të kaluarën e bujshme dhe të begatshme të historisë së popullit shqiptare. “Ne si komunë do të përkrahim ngjarjet e këtilla kulturore, për të shndëruar Tetovën në një qendër të zhvillimeve kulturore, e sidomos me ato që kanë të bëjnë me historisë e lavdishme të popullit shqiptar e deri tek luftrat e fundit të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe gjetiu”, tha Arifi, duke çmuar lartë figurën e autorit. Ndërkohë që vet autori Petifer, ka veçuar tre momente për lidhjet e tij me shqiptarët e Maqedonisë. “E para do të veçoj vitin 1993 dhe formimin e partisë së re në atë kohë në krye me zotrin Xhaferin, arrestimin e Rufi Osmanit dhe kohën e paraluftës dhe të pasluftës. Ky libër është shkruar si një rrëfim i cili më shumë u dedikohet të huajve që ata të njihen me përpjekjet e shqiptarëve që nga kryengritrja e Drenicës në vitin 1948 e deri tek krijimi i Lidhjes Popullore të Kosovës dhe fillimin e luftës në Kosovë. Dua të potencoj se shqiptarët në atë kohë nuk kanë pasur shumë miq të besueshëm kurse sot kanë shumë miq.Gjatë bisedës me kryeministrit e Koosvës Hashim Thaçi, ai më sugjeroi të shkruaja një biografi për Adem Jasharin, dhe pas shumë bisedimeve erdhëm në përfundim se duhet të shkruaj një libër historik për Kosovën që të huajt të kenë një pasqyrw reale për Kosovë dhe luftën e drejtë të tyre”, tha Petifer. Ai u shpreh se shqiptarët ende nuk kanë zgjidhur çështjen e tyre, kurse do të kenë shumë kundërshtime nga Beogradi dhe në këtë drejtim duhet të jenë të kujdesshëm. Ndryshe James Petifer u lind në vitin 1949 në Britani të madhe, ku edhe kreu sshkollimin e tij, ndërsa gjatë jetës së tij është marrë me gazetari, analiza, studime për ballkanin si dhe këshilltarë i shumë qeverive në rajon.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *