Home / Lajme / Maqedoni / Në vitin 2012 janë ndërtuar 1.403 objekte pa leje (VIDEO)

Në vitin 2012 janë ndërtuar 1.403 objekte pa leje (VIDEO)

10 Qershor – Vitin e kaluar në vend janë regjistruar 1.403 ndërtime pa leje, prej të cilave numri më i madh 622 janë në Shkup, 90 në Tetovë, 77 në Probishtip, publikoi enti shtetëror për statistikë.

Nga komunat e Shkupit pjesa më e madhe e ndërtimeve pa leje 131 janë regjistruar në Karposh, pastaj 121 në Aerodrom, 119 në Qendër, 93 në Çair, 50 në Kisella Vodë.Sipas llojit të objektit të ndërtuar, pa leje janë ndërtuar 215 objekte për banim ose 15,3 për qind, 208 objekte pa leje, mbindërtime dhe adaptime ose 14,8 për qind, 148 objekte afariste ose 10,5 për qind, 165 garazha ose 11,6 për qind, 215 rrethoja ose 15,3 për qind, 13 shkallë ose 0,9 për qind, 34 ballkonë ose 2,4 për qind, 48 ballkonë verorë ose 3,4 për qind, 115 objekte të përkohshme ose 8,2 për qind dhe 137 objekte ndihmëse ose 9,8 për qind.Numri më i madh i objekteve të ndërtuara pa leje 94,5 për qind janë në pronësi private.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *