Home / Lajme / Rajon / Në Vlore 2 incidente

Në Vlore 2 incidente

23 qershor-Fatmiresisht nga shperthimi i tritolit nuk ka patur te lenduar ne njerez por vetem deme materiale. Zoti Tepelena ne nje interviste per Vizion Plus sqaron se gjate periudhes se fushates zgjedhore me makine tip BMW ka levizur ne qarkun e Vlores edhe kandidatja e Partise Socialiste Valentina Leskaj.

Dita e votimit ne Vlore, ka nisur qe ne oret e para te mengjesit me incidente. Makina e komisionerit te PS-se se qytetit bregdetar ka shperthyer me tritol rreth ores 6.30 te mengjesit ne rrugen qe te con drejt Ujit te Ftohte. Komisioneri socialist Kreshnik Tepelena, qe eshte edhe i pronari i makines nuk konfirmon te kete patur ndonje konflikt apo nese kjo ngjarje ka pas ndonje sfond politik. Fatmiresisht nga shperthimi i tritolit nuk ka patur te lenduar ne njerez por vetem deme materiale. Zoti Tepelena ne nje interviste per Vizion Plus sqaron se gjate periudhes se fushates zgjedhore me makine tip BMW ka levizur ne qarkun e Vlores edhe kandidatja e Partise Socialiste Valentina Leskaj.

Ky ishte shperthimi i dyte per Vloren ne kete dite zgjedhjesh. Ne oret e par ate mengjesit, rreth ores 1.30, ne lagjen Pavaresia ne Vlore, ka ndodhur nje tjeter shperthim. Nje sasi tritoli iu vendos edhe makines se prokurorit Dorian Tafili. Policia po punon per zbardhjen e te dy ngjarjeve. Makina e Tafilit ishte parkuar ne pallatin e tij.VIZION PLUS

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *