Home / Sport / Neimar i jep fitoren Brazilit ndaj Meksikës

Neimar i jep fitoren Brazilit ndaj Meksikës

Neimar ka qenë heroi i ndeshjes mes Brazilit dhe Meksikës, duke u hakmarrë për humbjen në finalen e turneut të Lojërave Olimpike vetëm një vit më parë. Fitorja 2-0 ndaj Meksikës ka afruar më shumë “seleçaon” me gjysmëfinalet e aktivitetit.

Neimar ka qenë i jashtëzakonshëm, ndërsa gjeti golin e avantazhit për skuadrën e tij që në minutën e 9-të të ndeshjes, me një gjuajtje fluturimthi që u ndal vetëm pas krahëve të portierit kundërshtar.
Më pas, ai ka vazhduar gjatë gjithë takimit të driblojë thuajse çdo kundërshtar që i dilte para, duke goditur portën, apo duke dhënë pasime të arta për shokët e tij. Pikërisht një aksion i tillë dhe një pasim perfekt në minutën e 93-të solli edhe golin e Xho, duke vulosur rezultatin 2-0 të kësaj sfide.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *